Dominon Tirana, në krye me pikë të plota
Kjo Tiranë, e pandalshme
Dinamo bën presion me fitoren në Kavajë, ndërsa Vllaznia, kampione në fuqi, pret tripikëshin nga komisioni i disiplinës, për mosparaqitje të Pogradecit
Tirana Besëlidhja 5-0
Tirana: Hysenaliu, Cake, F.Llagami, Ar. Sallaku, Aliu, Haxhia, Tabaku, Gega, Kurti, Al. Sallaku, Hima (u aktivizuan: Grabova, Halili). Trajner: L. Sengla
Besëlidhja: Jakaj, Leka, Pica, Vocaj, Përgjini, D.Marku, Fusha, Përvathi, Zefej, Bilbili (u aktivizuan: Gjonaj, Muça, Dashi). Trajner: O. Gjarashaj
Shënues: Gega 2, Al. Sallaku 42, Tabaku 61, Halili 67, Kurti 71
Kartonë të verdhë: Leka, Pica, Përgjini, Përvathi
Gjyqtarë: N.Bregasi, L.Haka, L.Mema (Tiranë)
Tirana e nis me mungesa takimin, pasi disa lojtarë janë grumbulluar në ndeshjet e eliminatoreve Euro 2012, por përsëri merr një fitore bindëse, që e mban në krye edhe këtë javë. Në minutën e dytë depërton Tabaku, kroson brenda në zonë dhe me kokë Gega shënon golin e parë. Vijojnë minutat dhe Tirana sulmon më tepër, por miqtë dinë të mbrohen mirë. Sapo fillon pjesa e dytë Alaidin Sallaku futet në zonë dhe shënon kur ndodhet i vetëm përballë portierit Gjonaj, i cili sapo ishte futur në lojë. Më pas gjithçka është e lehtë për djemtë e Senglës, që shënojnë edhe tri herë të tjera, ku dallohet qartë goli i 13-vjeçarit Greni Halili. Më pas shënon Kurti, duke e mbyllur në 5-0 takimin. Fiton Tirana dhe vijon rrugën për titull pas javës së gjashtë. Erjon HAMITAJ
Mjeshtrat si falin korçarët
Shkëndija Tr. – Skënderbeu 3-0
Shkëndija Tr.: Spahiu, Teqja, Lila, Thaçi, Laçi, Zuna, Lleshi, Kondakci,Tirana, Zela, Nuri( u aktivizuan: Ndreu, Ferhati, Trebicka). Trajner: G.Mahmutaj
Skënderbeu: Mali,Trëndafili, Thomo, Minaj, Ropi, Beshiri, Hoxhaj, Hasanllari, Kupe, Keca, Lika (u aktivizuan: Ivanaj, Kote, Muska), Trajner: G.Liço
Shënues: Teqja 31,Nuri 49(11-m), Zela 56
Kartona të verdhë: Lleshi /Kupe,Ivanaj,Thoma( 2)
Kartonë të kuq: Thomo
Gjyqtarë: L. Haka, R. Hoxhaj, E. Mustafaj (Tiranë)
Takimi mes djemve të mjeshtërisë sportive dhe atyre të Skënderbeut është luajtur ditën e shtunë. Futbollistët e shkollës së mjeshtërisë e nisin takimin me sulme të shpejta, por pa gjetur golin si pasojë e mbrojtjes së fuqishme të Skënderbeut. Rezistenca e miqve zgjat deri në minutën e 31-të, kur Teqja shënon golin e avantazhit për të tijtë.
Pjesa e parë i dërgon djemtë e Mahmutajt në dhomat e zhveshjes me optimizëm për të fituar, dhe kështu ndodh. Fillon pjesa e dytë dhe Nuri fiton penallti, e ekzekuton vetë dhe shënon, 2-0 për Shkëndijën. Pas golit të dytë miqtë tentojnë të gjejnë një gol për të hapur sërish lojën, por vendasit nuk lëshojnë pe. Në minutën e 56-të shënon golin e tretë Zela, pas një aksioni vetjak, të nisur që nga mesfusha. 3-0 dhe përfundon kjo sfidë. Shkëndija njeh vetëm një humbje pas gjashtë javëve kampionat. Erjon HAMITAJ
Ballshiotët fitojnë derbin
Bylis – Apolonia 4-2
Bylis: Karriqi, Asllani, Vrenozi, Korita, Delliu, Malko, Grëmbi, Kollozi, Saliaj (Prenika 46), Pietri, Tahiraj (Meta 46) Trajner: R.Mehmetaj
Apolonia: Heniza, Gashi, Çobo, Heniza, Hyseni, Haliaj, Cenaj, Prifti, E. Heniza, Bendo(Bellaj 46), Llakaj Trajner:
Shënues: Pietri 10, Tahiraj 18, Malko 30, Grëmbi 50 / Prifti 48, Delliu 80(aut)
Gjygjtarë: G.Vora, E.Nelaj, A.Adi (Patos)
Derbi mes kushërinjve përfundon me fitoren e Bylisit. E quajmë kështu pasi Bylisi luan me lojtarë nga Fieri, po ashtu si Apolonia, e cila dihet që i ka fierakë. Ballshiotët e nisin takimin me sulme të njëpasnjëshme drejt portës kundërshtare dhe gjejnë golin e parë me Pietrin në minutën e 10-të. Përsëri 8 minuta më vonë dyfishon rezulatin Tahiraj dhe 2-0.
Goli i Malkos në të 30-ën minutë i jep fund këtij takimi, edhe pse pjesa e parë ka edhe 10 minuta për tu luajtur. Në pjesën e dytë miqtë e nisin me gol në minutën e 48-të, por Grëmbi dy minuta më vonë ua shuan gëzimin kundërshtarëve, sepse e çon rezultatin në 4-1. Në minutën e fundit të takimit fierakët e Apolonisë gjejnë një gol tjetër, por të shënuar nga Delliu në portën e tij. 4-2 dhe me kaq përfundon ky derbi. Agim META
Elbasani, barazim në Durrës
Teuta Elbasani 1-1
Teuta: Kastrati, Maloku, Gjyli, Tema, Keçi, Taullai, Faja, Ballgjini, Thomai, Myrtezani, Koçi. (u aktivizuan: Përlleshi, Dardha, Qehajaji). Trajner: L.Sejdini
Elbasani: Balukja, Mukja, Bullari, Kalallari, Salla, Qemalli, Luniku, Çarhoshi, Kotherja, Lutaj, Laze. (u aktivizuan: Suvaria, Alla, Turhani). Trajner: S.Dalipi
Shënues: Ballgjini 28/Lutaj 41
Gjyqatrë: R.Zeneli, F.Meço, S.Methoxha (Lushnjë)
Skuadra e Sejdinit nuk arrin të mbajë dot fitoren pas golit të Ballgjinit në pjesën e parë. Takimi ka nisur i shpejtë dhe të dyja skuadrat kanë pasur sulme dhe kundërsulme, duke shkuar shpeshherë në portat respektive. Në minutën e 28-të Ballgjini, i gjendur në zone, merr pasim të saktë dhe shënon përballë portierit elbasanas, Balukja. 1-0 përfundon pjesa e parë, pasi në minutat e mbetura nuk pati asgjë për tu shënuar.
Në pjesën e dytë, miqtë nga Elbasani reagojnë dhe arrijnë ta barazojnë rezultatin, 1-1. Teuta nuk mund të pajtohet më këtë rezultat, por skuadra e Dalipit mbrohet mirë kërkon të kundërsulmojë. Skuadra e Sejdinit luan në sulm dhe shumon forcat me Dardhën dhe Qehajajn për të shënuar. Skuadra elbasanase në minutat e fundit të takimit blindohet në mbrojtje, duke marrë një pikë me shumë vlera në Durrës.
Dorian AGOLLI
Shkëndija dorëzohet në fund
Ada – Shkëndija Dr. 3-1
Ada: Hoxha, Ura, Lami, Fratija, Gjergji, Baza, Hasaj, Kakini, Bushati, Ndoci, Kavaja. Trajner. S. Bizi.
Shkëndija Dr. Kastrati, Çuni, Kola, Bajrami, Dedej, Hoxha, Vllahi, Kllari, Shkëmbi, Ibrahimi, Milla. Trajner. A. Dani.
Shënues: Bushati 9, Baza 70, Ura 74 / Milla 19
Gjyqtarë: E. Hamiti, E. Muça, A. Pici
Ada e Velipojës për 17-vjeçarët, që drejtohet nga mjeshtri i madh Sabah Bizi, ka marrë një fitore të merituar në përballjen e radhës me Shkëndijës e Durrësit. Ekipi i drejtuar nga Bizi ka zgjidhur gjithçka në pjesën e dytë të takimit, pavarësisht se ka mbizotëruar krejtësisht edhe gjatë 40-minutëshit të parë. Bushati ka shënuar që në minutat e para të ndeshjes, duke u dhënë sigurinë e duhur vendasve, por miqtë kanë barazuar me anë të Millës. Në pjesën e dytë presioni i Adës është rritur, por vetëm në 10 minutat e fundit të takimit Zaza dhe Ura i kanë dhënë fitoren ekipit vendas. Me këtë fitore Ada i shmanget fundit të tabelës. Gjergj KOLA
Dominim total i vlonjatëve
Flamurtari Partizani 5-0
Flamurtari: Leka, Borakaj, Zeqaj, Deliaj (Shenaj 58), Bleta, Nino, Dumani, Resuli (Kondaj 70), Koçani, Mone (Aliaj 37), Bregu. Trajner: A. Nini.
Partizani: Kraja, Aliaj, Gjinaj, Agalliu, Gjoni, Nina, Zhezha, Faruku, Musaji, Roshi, Drita. Trajner: L. Pinari.
Shënues: Deliaj 13, Bregu 38, 60 (11-m), Aliaj 40, Koçani 70
Kartonë të verdhë: Kraja, Drita
Gjyqtarë: G. Velçani, Q. Shehaj, H. Hanaj (Patos)
Flamurtari ka kryer detyrën, teksa ka mundur dje skuadrën e Partizanit me rezultatin e thellë 5-0.Vlonjatët e vegjël e dominojnë të gjithë lojën, duke i lënë shumë pak hapësira veprimi kundërshtarit. Stafetën e golave e hap Deliaj në minutën e 13-të. Pas një kombinimi me Bregun, futet në zonë dhe realizon golin e parë. Më pas Bregu dyfishon me një gjuajtje jashtë zone.
Por vlonjatët nuk mjaftohen me kaq. Aliaj realizon