E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithmonë Seb Fetel, një dhjetë me yll

/* */

Sebastian Fetel nuk tregoi asnjë shenjë tërheqje, duke fituar Çmimin e Madh të Koresë dhe nënvizuar dominimin e tij në Formula, vetëm një javë pasi ai kishte siguruar titullin e dytë rresht si kampion i botës.

Fetel, i cili e nisi garën nga pozicioni i dytë në vijën e nisjes, la pas fituesin e pole position, Ljuis Hemiltën qysh në xhiron e parë dhe dominoi të gjithë garën prej 55 xhirosh, duke e mbyllur garën me 12 sekonda më shpejt se piloti i Meklarenit.

Pas një nate festimesh në një bar-karaoke ën Suzuka, që pasoi fitoren e titullit në Suzuka, Fetel mbërriti në Korenë e Jugut, duke u shfaqur paksa i velur. Hemilton fitoi pole position në kualifikuese duke i dhënë fund dominimit të Red Bullit në 15 provat e mëparshme.

“Përgatitjet tona nuk ishin nga më idealet pas natës edhe të dielës së kaluar”, - tha Fetel. “Por të kthehesh këtu dhe të marrësh pjesë në garë ishte fantastike, makina ishte shumë argëtuese, dhe unë u bëra githmonë edhe më i shpejtë”.

Piloti tjetër i Red Bullit, Mark Ueber doli i treti, duke dhënë pikë të çmuara për fitimin e titullit të dytë rresht për konstruktorë. Fetel regjistroi fitoren e dhjetë sezonale, kur kanë mbetur edhe tre gara, çka do të thotë se ai ka akoma shanse për të arritur rekordin e shtatë herë kampionit të botës, Mikael Shumakerit, me 13 fitore brenda një sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›