E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kejsi Stoner, kampion bote për ditëlindje

/* */

Piloti australian, Kejsi Stoner, fitoi kampionatin botëor në MotoGP, pikërisht kur një ditë më parë ai kishte mbushur 26 vjeç. Dy herë kampioni i botës u nis nga pole position për të regjistruar fitoren e pestë rresht në Filip Island, e që përkoi edhe me titullin e tij.

Fitorja nuk ishte e lehtë, pasi australiani e arriti atë në momentin e fundit, por dominimi i tij ishte i qartë, duke lënë pas italiani Simonçeli dhe Devociozon. Nga ana e tij, Valentino Rosi ende nuk e ka gjetur identitetin e tij në kampionatin e këtij viti. “Ishte e natyrshem që unë dëshiroja të fitoja kampionatin, por dhe këtë garë”, - tha Stoner, që piloton për skuderinë Honda. Duke fituar titullin e tij të dytë në katër vitet e fundit, Stoner tregoi vlerat e tij si një pilot i madh në erën e motorëva 800-kubikësh. Ylli australian, i cili i ndihmua edhe nga dëmtimi dhe mosgarimi i ish-kampionit të botës, Horge Loenco, titullin e parë e kishte fituar në vitin 2007.

Stoneri i mjaftonte dhe vendi i gjashtë për të fituar titullin botëror. Ishte fitorja e 32-të në karrierën e Stonerit dhe ai u bë i pari pilot që përsërit fitoren e klasin e motorëve 800-kubikësh, qysh kur ai erdhi nga motorët 500 kubikës. Ai u bashkua me pesë herë kampionin Mik Duhan, si australiani i dytë që fiton shumë tituj në një sport të klasit të parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›