Grupi B: Në Përmet dhunohet gjyqtari, barazojnë kryesuesit
Në dy sdidat kryesore, Tepelena-Partizani dhe Sopoti-Bilisht Sport, nuk është shënuar asnjë gol
Rezultatet e javës së 7-të
PERMETI ALBPETROL 1-1
SOPOTI – BILISHT SPORT 0-0
TEPELENA PARTIZANI 0-0
DOMOSDOVA KELCYRA 3-0
DELVINA TURBINA 2-1
NAFTETARI MEMALIAJ 1-0
Renditja
1.Tepelena 13 4 1 2 10-5
2.Bilisht S. 13 4 0 2 11-7
3.Partizani 12 3 2 1 6-4
4.Sopoti 11 3 2 2 8-6
5.Turbina 11 3 2 2 9-9
6.Naftëtari 10 3 1 3 11-5
7.Memaliaj 10 3 1 2 7-7
8.Përmeti 9 2 3 2 9-7
9.Albpetrol 9 2 3 2 7-8
10.Delvina 7 2 1 4 6-10
11.Domosdova 7 2 1 4 6-10
12.Këlcyra 4 1 1 5 3-16
JAVA 8 (20.11.2011)
KELCYRA DELVINA
PARTIZANI – DOMOZDOVA
BILISHT SPORT – TEPELENA
ALBPETROL SOPOTI
NAFTETARI PERMETI
MEMALIAJ TURBINA
Portieri Nasufi, heroi i Partizanit në Tepelenë
Nga Roland Suli
Tepelena – Partizani 0-0
Tepelena: Isarai (Saka 78), Qorri, Skënderaj, Iliadhi, Brahimi, Gaba, Xhafa, Çobo (Kasneci), Ruçi, Muho (Çunaj 65), Abazi.
Trajner: I.Selimi.
Partizani: Nasufi, Çullhaj, Bozho, Miska, Bleta, Lleshi, Batha (Gjeçi 80, M.Xhafa, Gega (Verli 56), Arifaj (Ahmetaj 46), Metaj, Gjoka.
Trajner: P.Musta.
Gjyqtarë: A.Kamberaj, N.Rapaj, E.Hatiaj (Patos)
Karton i verdhë: Ruçi
Interesim i jashtëzakonshëm për takimin Tepelena-Partizani, që u zhvillua dje në stadiumin Sabaudin Shehu. Në praninë e 2 mijë spektatorëve, u zhvillua një lojë korrekte nga të dy ekipet, që në fakt nuk solli asnjë gol. Tepelenasit kishin më shumë iniciativë dhe bënë një lojë më sulmuese, por, për meritë të portierit Nasufi dhe fatit të keq, nuk mundën të realizonin. Tepelena kryesuese e ka kërkuar më shumë fitoren, por nuk ia ka arritur qëllimit. Muho, Brahimi, Çobo dhe Abazi kanë humbur raste të pastra, ndërkohë që Nasufi ka qenë i pakalueshëm.
Brahimi ka goditur edhe traversën, kurse Abazi ka gabuar i vetëm përballë portierit mik. Për Partizanin ka rrezikuar vetëm Gjeçi, që ka goditur traversën. Në pjesën e dytë Tepelena ka ushtruar presion, por ka hasur në një mbrojtje të ndeshur të Partizanit. Abazi ka humbur një tjetër rast të pastër, pas një pasimi të Gabës. Çunaj driblon 2 mbrojtës miq dhe godet fort, por Nasufi bën mrekullinë. Trajneri Selimi bën dy zëvendesime dhe Tepelena afrohet sërish golit me Kasnecin, por sërish Nasufi thotë jo. Nuk ka gol në këtë ndeshje dhe dy ekipet ndajnë nga një pikë.
Sopoti, paqe në shtëpi me Bilisht Sportin
Sopoti Bilisht Sport 0-0
Nga Librazhdi,
Sopoti: Bërdufi, Bahiti, Lame, Karaj, Deda, Doleqi (Çela 90), Roçi, Rrumbullaku (Prrenja 67), Kënga (Koçi 58), Hajdari, Suli.
Trajner: B.Kola.
Bilisht Sport: Xhelollari, Pere, Tirana, Avxhia (Maneshi 36, Todo 56), Zylyftari, Xhoga, Pino, Gjoni, Rushi (Ruçi 60), Ahmetlli, Xhixha. Trajner: T.Meraku.
Gjyqtarë: M.Masha, E.Dëraj, B.Hakrama (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Bahiti, Doleqi, Avxhia, Zylyftari, Pino, Ahmetlli
Kartonë të kuq: Lame, Ruçi
Ekipi i Sopotit është ndalur në fushën e tij, ku këtë radhë ka barazuar pa gola me Bilisht Sportin pretendent, edhe pse ka pasur raste të shumta për shënim. Ndeshja e zhvilluar në Librazhd ka qenë e bukur, me raste nga të dy ekipet, por që kanë mbetur vetëm në statistika, pasi ky 90-minutësh është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në minutën e 30-të Sopoti ka pasur një rast shumë të mirë, por asnjëri nga sulmuesit vendës nuk ka mundur të dërgojë topin në rrjetë.
Nga ana tjetër, ekipi bilishtar ka dalë disa herë rrezikshëm me anë të kundërsulmit, por nuk ka mundur të shënojë në portën e Bërdufit. Edhe pse në pjesën e dytë trajnerët kanë bërë ndërhyrje, duke i freskuar ekipet, goli nuk ka dalë në dritë. Rastet kanë qenë më shumë për Sopotin, por mbrojtja bilishtare ka qenë në një ditë të mitë. Me këtë barazim ekipi librazhdas kalon në në vendin e 5-të, duke humbur mundësinë për të qenë në krye të klasifikimit.
Fiton Domosdova, Këlcyra tërhiqet 15 nga fusha
Nga Përrenjasi, Sokol Belba
Domosdova – Këlcyra 3-0
Shënues: Rira 38, Duka 86, A.Lleshi 89
Domosdova: Asamemi, Rira, Karriqi (Bozha 80), Shuli (Kllogjeri 85), Allko, Kreka, K.Lleshi, Duka, A.Lleshi, Llojku (Sula 82), Skura.
Trajner: L.Rira.
Këlcyra: Konini, Spahiu, A.Kamberaj, Pashollari (F.Hadaj 87), Kita, Kuro, Shahini, Sadikaj (O.Hadaj), Xhani, Kamberaj. Trajner:
Gjyqtarë: M.Dyrmishi, R.Zaimi, G.Çela
Kartonë të verdhë: A.Lleshi, Kamberaj
Domosdova ka marrë një fitore të rëndësishme në fushën e saj, ku dje ka pritur Këlcyrën. Ndeshja është luajtur në një mot shumë të ftohtë, ndërkohë që vendësit nuk e kanë diskutuar për asnjë moment 3-pikëshin. Goli i parë i Domosdovës ka sjellë shumë polemika nga miqtë. Në minutën e 38-të, pas një krosimi nga këndi, Rira gjuan fort me kokë, topi ndalet nga portieri, por pasi e ka kaluar vijën fatale.
Këlcyra tërhiqet për 10-15 minuta dhe kthehet në fushë vetëm pas ndërhyrjes së delegatit të FSHF-së. Pjesa e dytë nis me sulmet e vendësve, por pa rezultat. Gjatë pjesës së dytë një top ka goditur kryesorin Dyrmishi, i cili është rrëzuar në tokë dhe pas ndihmës së doktorit ka rinisur loja. Në minutën e 86-të është Erjon Duka, i cili dyfishon rezultatin, pas një pasimi të marrë nga mesfusha. Një minutë para fundit ka kohë edhe për golin e tretë, që mban firmën e Altin Lleshit, një nga më të mirët në fushë. I vetëm me portierin mik, ai ka vulosur rezultatin. Kështu, Domosdova i largohet disi fundit të tabelës me këtë 3-pikësh.
Zylyftari shënon me penallti, Naftëtari kalon Memaliajn
Nga Arben Çepani
Naftëtari – Memaliaj 1-0
Shënues Zylyftari 62′ (11-metërsh)
Naftëtari: Kora, Baku, Kajo, Gucaj, Daci, Memishaj, Koni, Molla, Balluku (Koxhaj 68′), Zylyftari (Koroveshi 75′), Avdo (Lila 62′).
Trajner: B.Fraholli.
Memaliaj: Merdani, Metka, Doraj, Mirani, Llace, Gega, Çaushi (Muçi 68′), Alushi, Bilaj, Tata, Mitre. Trajner: A.Zhupa.
Gjyqtarë: K.Kola,E.Rapi.R.Malaj (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Baku, Kajo, Koxhaj, Gega, Alushi (2), Tata
Karton i kuq: Alushi
Janë rikthyer te fitorja kuçovarët, por këtë herë me një rezultat mimimal, 1-0. Naftëtari e kishte vlerësuar takimin me Memaliajn, që në përbërje ka tre ish-futbollistë të shkollës kuçovare, Gegën, Alus