E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi A: Tërbuni nuk njeh kundërshtarë, Sukthi nuk i ndahet

Pukjanët fitojnë në Rrogozhinë, Sukthi triumfon në derbi,  kurse Luzi merr 3 pikë në Peshkopi


Rezultatet e javës së 7-të

EGNATIA TERBUNI       0-1

SUKTHI ERZENI  2-0

KORABI – LUZI 2008         0-2

VELEÇIKU -  PASHTRIKU            5-2

OLIMPIK pushim

Renditja

1.Tërbuni                   16        5          1          0          11-3

2.Sukthi                     15        5          0          1          12-4

3.Luzi 2008   10        3          1          2          9-6

4.Veleçiku                 9          2          3          1          7-3

5.Olimpik                  8          2          2          2          11-7

6.Erzeni                     7          2          1          3          6-9

7.Egnatia                    6          1          3          3          2-4

8.Korabi                     5          1          2          3          3-6

9.Pashtriku                1          0          1          6          6-24

JAVA 8 (20.11.2011)

LUZI 2008 – VELEÇIKU

ERZENI – KORABI

TERBUNI – SUKTHI

OLIMPIK – EGNATIA

PASHTRIKU – pushim

Veleçiku argëtohet me gola ndaj Pashtrikut

 

Nga Gjergj Kola

 

Veleçiku Pashtriku         5-2

Shënues: B.Çokaj 17 (11-metërsh), Çela 35, 54, 71, Banushi 58 / Maliqi 56, A.Mera 87

Veleçiku: Dorzaj, Hasalla (Baca 72), Rejçeviç, Banushi, B.Çokaj, Lopçi, Grimci, Çolaj, Miculi, Osmani (G.Duli 60), Çela, Lika (Zymeri 60). Trajner: B.Duli.

Pashtriku: Laknori, G.Lika, Brasha, Gera (Qema 65), M.Mera, O.Qema (Brahasani 53) Xhebexhija, Teka (Lahini 72), Maliqi, A.Mera, E. Sheta. Trajner: A.Poga.

Gjyqtarë: A.Rama, A.Shkreta, E.Shehu (Tiranë)

Karton i verdhë: Brasha

Plot 7 gola janë shënuar në ndeshjen mes Veleçikut dhe Pashtrikut. Ndaj ekipit të vendit të fundit, koplikasit kanë shënuar 5 herë, madje e kanë zgjidhur fitoren që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. Në fillim ka qenë Çela, i cili ka depërtuar në zonën e rreptësisë, ku është penguar nga mbrojtja mike dhe ka fituar një 11-metërsh, që është kthyer në gol nga B.Çokaj. Më pas ka qenë vetë Çela që ka dyfishuar shifrat dhe koplikasit kanë hyrë mjaft të qetë në dhomat e zhveshjes.

Me fillimin e pjesës së dytë, konkretisht pas 9 minutash, Çela shënon edhe golin e 3-të. Pas dy minutash Maliqi shkurton diferencën, por gëzimi i miqve zgjat vetëm 2 minuta, sepse Banushi shënon golin e 4-t. Çela, më i miri në fushë, realizon edhe golin e 5-të për ekipin e tij dhe të 4-tin personal në minutën e 71-të. Në fundin e ndeshjes ka vend edhe për një gol të miqve, me autor A.Merën. Mbyllet gjithçka me fitoren e thellë të Veleçikut, 5-2, fitore që e afron këtë ekip me kreun e tabelës së renditjes.

Egnatia i dorëzohet Tërbunit kryesues

 

Nga Leonard Dushku

 

Egnatia Tërbuni   0-1

Shënues: Udeke 48

Egnatia: Memolla, Veliu (Pipa 81), Çemeri (E.Kasa 76), Kazazi, Isufi, Rakipi, Mahmuti (Dushi 60), Rroca, Lapi, Leka, Kasa.
Trajner: S.Gosa.
Tërbuni: Çitozi, Bektoviç, Shala, Begaj, Udeke, Basriu, Mone (Shahini 74 ), Muça, Çoba (Fuçija 30), Kurtaj, Pavloviç.
Trajner: G.Stojku.
Gyqtarq: Sh.Guçe, E.Prifti, M.Qose (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Lapi, Veliu, Basriu
Karton i kuq: Dushi

Ka qenë e pamundur për rrogozhinasit të merrnin pikë përballë kryesuesve të tebelës së klasifikimit, pukjanëve të drejtuar nga trajneri Stojku. Edhe pse luante në fushën e saj, Egnatia është detyruar ti dorëzohet Tërbunit, që ka treguar supremacinë e tij në këtë 90-minutësh. Kualitetet e ekipit mik kanë bërë që kjo ndeshje të mbyllet me fitoren e tyre. Ka vendosur një gol i shënuar tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë nga sulmuesi afrikan Udeke. Edhe gjatë pjesës së parë ka pasur raste në portat respektive, por të pafinalizuara.

Pas pësimit të golit, rrogozhinasit janë munduar të shtyhen përpara, në kërkim të barazimit, por Tërbuni është mbrojtur me qetësi dhe në fund është larguar me 3 pikë nga kjo transfertë.  Egnatia nuk po bën atë paraqitje që pritej në këtë kampionat, teksa në 7 javë ka marrë vetëm një fitore. Kurse pukjanët kanë treguar se kanë ekipin më të mirë në grupin e veriut dhe ngjitja në kategorinë e parë është thjesht çështje kohe për ta.

Sukthi nuk fal as në derbi, nuk i ndahet Tërbunit

 

Nga Hysen Varoshi

 

Sukthi Erzeni        2-0

Shënues: Goxha 75, Balla 92

Sukthi: Doda, Goxha, Gjepali, Qato, Hatija, Vora (Kullolli 50), Curri, Deliallisi (Ibrahimllari 55), Varoshi, Loci, Rakipi (Balla 65).

Trajner: Xh.Kapllani.

Erzeni: Haxhi, Bajrami, Sharka, Xhura, Molla, Troplini, Halili, Bllaca, Arapi, Xhenaro (Lamnica 80), Jogahi (Shera 70). Trajner: F.Dollaku.

Gjyqtarë: A.Kastrati, M.Qeseri, F.Thorja (Shkodër)

Kartonë të verdhë: Shera, Varoshi

Ka pasur një interesim shumë të madh për derbin Sukthi-Erzeni, nisur edhe nga pozicioni gjeografik, vetëm 5 kilometra larg njëri-tjetrit. Në fushën e Sukthit ka pasur një numër të konsiderueshëm sportdashësish nga Shijaku, të cilët kanë dalë të zhgënjyer, sepse Erzeni është mundur 2-0. Loja ka nisur e shpejtë dhe ka pasur një dominim të ekipit vendës, që e ka kërkuar golin që në fillim, por nuk ka mundur të shënojë gjatë pjesës së parë, edhe pse ka pasur disa raste. Edhe Erzeni është munduar për të shkuar te porta e Dodës, por pa e shqetësuar seriozisht atë. Nuk ka gola në pjesën e parë dhe me fillimin e 45 minutave të dyta trajneri i Sukthit bën zëvendësit për ti dhënë më shumë forcë sulmit.

Pa shumë përpjekjesh, rezultati është zhbllokuar vetëm 15 minuta para fundit të ndeshjes nga Hoxha. Goli i ka çliruar futbollistët vendës, të cilët më pas janë munduar ta administrojnë rezultatin, por pa lënë pas sulmin. Në minutën e 20-të shtesë, Balla, i future në lojë si zëvendësues, ka shënuar edhe golin e dytë, duke vulosur kështu fitoren e Sukthit, që mbetet një pretendent serioz për ngjitjen në kategorinë e parë dhe kreun e tabelës së klasifikimit.

 

Korabi, i pafuqishëm për të përballuar Luzin

 

Nga Fatmir Zhuzhi

 

Korabi – Luzi 2008  0-2

Shënues: Melani 40, Allushi 77

Korabi: Bukri, Ndreka, B.Doçi, Adili, Sinani (Ibra 88), Kacnia, I.Doçi, Gjana,Toska (Alimani 46), Brahasani (Duka 77), Merdini.

Trajner: Sh.Toska.

Luzi 2008: Miraka, Suta, Bareti, Lecini, Kazazi, Melani, Allushi, Kapo, Buna, B.Lena Llena 90), Droboniku. Trajner: L.lusha.

Gjyqtarë: E.Zhuli, A.Nase, D.Dikallari (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Adili, Suta, Allushi

Karton i kuq: Kazazi

Ekipi i Korabit e ka nisur mjaft mirë lojën në ndeshjen e djeshme me Luzin 2008, duke u hedhur në sulm, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për dibranët, që kanë humbur 0-2. Rastin më të mirë e ka pasur Merdini, që në minutën e 10-të, pas një topi të marrë nga Toska, por nuk ka mundur të shënojë, pasi është ndalur nga një mbrojtës mik. Edhe Luzi 2008 nuk ka qëndruar në mbrojtje, por ka sulmuar dhe 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë ka shënuar golin e parë me anë të Melanit. Miqtë e mbyllin pjesën e parë në avantazh dhe në të dytën e kanë më të lehtë ta kont

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›