Luftëtari kampion, Kukësi në histori, Lushnja, Besa dhe Besëlidhja shkojnë në play-off
Kategoria e parë ka ulur siparin e saj për sezonin 2011-2012, ku në fund Luftëtari është shpallur kampion duke u ngjitur në elitë. Kryendeshja e javës është zhvilluar në Lushnje, ku vendasit prisin Kukësin dhe për të siguruar ngjitjen në superligë në mënyrë direkte, lushnjarët duhet të fitonin me tre gola diferencë. Por i gjithë takimi ka përfunduar në barazim 0-0 dhe Kukësi hyn në histori, pasi për herë të parë ngjitet në kategorinë superiore. Progresi i kuksianeve është i paparashikueshëm pasi një vit më parë u ngjit në kategorinë e parë dhe këtë vit siguron superligën. Gjithsesi lushnjarët kanë edhe një shpresë, ku i pret ndeshja shtesë me Apoloninë. Besa ka fituar 2-1 ndaj Gramshit dhe e mbyll kampionatin në vendin e katërt duke shkuar në play off, ku përballë do të kenë Kamzën. Besëlidhja priste Vlorën, por vlonjatet nuk kanë udhëtuar dhe lezhjanët e marrin fitoren në tavolinë. Besëlidhja e mbyll sezonin në vendin e pestë dhe shkon në play off, ku përballë do të kenë Tomori. Ashtu si në superligë edhe në kategorinë e parë ka pasur festival golash, ku në Burrel dhe Gjirokastër gara ishte kush shënonte më shumë. Gjirokastriti Arlind Nora ka shënuar 4 nga 6 golat e Luftëtarit duke shkuar në kuotën e 24 golave. Ndërsa në Burrel Kreshnik Ivanaj ka shënuar 6 nga 7 golat duke u bërë golashënuesi më i mirë i kategorisë së parë me 27 gola.
Verdiktet e kategorisë së parë
LUFTËTARI Kampion
Kukësi i dyti, dirket në superligë
Lushnja, Besa dhe Besëlidhja shkojnë në play off
Skrapari dhe Vlora bien direkt në kategorinë e dytë
Gramozi dhe Himara shkojnë në play out
Përballjet e play out-it
GRAMOZI Naftëtarin ?
HIMARA Sukthi ?
Kategoria e Parë, java e 30-të
LUSHNJA-KUKËSI 0-0
LUFTËTARI-MAMURRASI 6-3
Shenues: Nora 18, 35, 54′, 68′ ,Rraboshta 23, 43 / Dhembi 49, Fuçia 64, Hysaj 79
BESA-GRAMSHI 2-1
Shenues: Dhembi 2, Duka,67′ / L.Koci 80′ (11-m)
BURRELI-GRAMOZI 7-3
Shënues: Ivanaj 23, 24, 27, 61, 72, 77, Caka 55 (aut) / Lumani 50, Musabelliu 62, Ismolli 79
BUTRINTI-ADA 2-0
Shenues: Muço 17, Kola 37
ELBASANI-ILIRIA 2-3
Shenues: Tafani 7, Halili 79′/ Gjonpalaj 13, Doçi 85′, 87′
BESËLIDHJA-VLORA (nuk po luhet, nuk eshte paraqit Vlora)
SKRAPARI-HIMARA 1-7
Shenues: Idrizi 2, Skënderaj 18, Gjondeda 28,50′, Hoxha 56′
