Grupi B: Partizani-Naftëtari, vazhdon dueli për vendin e parë
Të kuqtë dhe kuçovarët kanë bërë detyrën në fushën e tyre, duke marrë 3 pikët
Rezultatet e javës së 20-të
NAFTETARI SOPOTI 5-0
ALBPETROL TEPELENA 3-0
BILISHT SPORT DOMOSDOVA 4-0
PARTIZANI DELVINA 1-0
KELCYRA TURBINA 1-3
MEMALIAJ PERMETI 2-1
Renditja
1.Partizani 46 14 4 2 29-9
2.Naftëtari 45 14 3 3 39-8
3.Tepelena 38 12 2 6 36-25
4.Turbina 35 10 5 4 32-22
5.Albpetrol 33 9 6 5 26-17
6.Bilisht S. 26 8 2 10 26-26
7.Memaliaj 21 6 3 11 20-28
8.Sopoti 21 5 6 8 16-26
9.Përmeti 19 6 4 10 22-31
10.Delvina 19 6 1 13 24-36
11.Domosdova 15 5 3 12 17-34
12.Këlcyra 15 4 3 13 17-41
Shënim: Domosdovës dhe Përmetit i janë hequr 3 pikë nga Komisioni i Disiplinës
Java e 21-të (06.05.2012)
TURBINA PARTIZANI
DELVINA – BILISHT SPORT
DOMOSDOVA – ALBPETROL
TEPELENA – NAFTETARI
SOPOTI – PERMETI
KELCYRA – MEMALIAJ
Partizanin e zë gjumi pas golit të Gjokës
Nga ILIR CARA
Partizani Delvina 1-0
Shënues: Gjoka 6
Partizani: Myrta, Shkëmbi (Verli 75), Bozha, Sharra, Lleshi, Gjeçi (Xhafa 46), Batha, Bleta (Thaka 83) Gjoka, Maho.
Trajner: M. Pelinxhi
Delvina: Çallari, R. Çuno, Braculla, R. Muço, Boçi (Cami 57), Iljadhi (Nasi 75), Hakarepi, S. Çuno, Imeri, Muho, Mehmeti.
Trajner: A.Guga
Gjyqtarë: R. Pjetrushi, E, Muça, A. Pici (Lezhë)
Karton i verdhë: Bleta
Partizani ka marrë tripikëshin e radhës ndaj Delvinës me një gol të Gjokës që në minutën e 6-të. Kjo ndeshje u luajt në stadiumin e Kamzës, në prani të mbi një mijë sportdashësve, ku ultrasit e kuq e përkrahën ekipin e tyre për 90 minuta. Në këtë takim, rëndësi për kryeqytetasit kishte vetëm marrja e tripikëshit, i cili i mban në krye, ndërsa loja ka qenë e një niveli të ulët.
Demat e kuq e nisën shumë mirë takim, duke u hedhur në sulm në kërkim të golit, i cili nuk vonon dhe vjen në minutën e gjashtë. Bleta nga e majta e sulmit lëshon një top në zonë dhe aty Maho gjuan, topi për një moment ndalet nga portieri mik, por përfundon te Gjoka, që shumë pranë shënon, 1-0 për Partizanin.
Duke parë forcën e kundërshtarit dhe fillimin e vrullshëm, u dha ideja se Partizani do të shpërthente në goleadë. Por realisht ndodhi ajo që nuk pritej, sepse pas golit të Gjokës skuadra sorollatet në fushë. Ndonëse të kuqtë krijojnë volum loje, duke qarkulluar topin në fushë, forca goditëse ishte e ulët dhe e pafuqishme. Rastet për shënim ishin, por të kuqtë në mënyrë të pakuptimtë neglizhonin në finalizim.
Partizani vërtet mori tripikëshin ndaj Delvinës, por ndonëse miqtë nuk rrezikuan në asnjë rast, ankthi mbeti deri në vërshëllimën përfundimtare. Stafi teknik i Partizanit ka mbetur i pakënaqur nga reagimi i lojtarëve në fushë, pasi ata zhvilluan një lojë pa gjak. Java që vjen është vendimtare për kryeqytetasit, pasi udhëtojnë në Cërrik dhe, duke ditur se janë 1 pikë para Naftëtarit, nuk lejohen gabime në këto dy ndeshje të mbetura.
Bilishtarët, 4 shuplaka Domosdovës në pjesën e dytë
Nga Leonard Trebicka
Bilisht Sport Domosdova 4-0
Shënues: Ahmetlli 53, 73, Pleshti 75, Erv.Fifo 80
Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Avxhi, Çuko, Bejleri, Xhoga, Lame, Erg.Fifo (Hyska 53, Erv.Fifo 70), Pleshti (Kordalli 85), Ahmetlli, Pino. Trajner: T.Meraku.
Domosdova: Asamemi, Kreka, Bozha, E.Karriqi (Toska 58), Allko, Ceka, Pura, Llojku, Polisi (Rira 63), Sula, Skura (R.Karriqi 80). Trajner: L.Rira.
Gjyqtarë: J.Mane, Ll.Qirjazi, A.Pelo (Ersekë)
Kartonë të verdhë: Çuko, Përe, Kreka, Pura
Bilishtarët kanë arritur një fitore të thellë në fushën e tyre. Ndaj Domosdovës ata kanë shënuar 4 gola, të gjithë në pjesën e dytë. Është një fitore që vjen pas disa humbjesh radhazi dhe e mban Bilisht Sportin në mesin e tabelës. Gjatë gjithë 90-minutëshit djemtë e trajnerit Trifon Meraku kanë ushtruar presion, por në pjesën e parë Ahmetlli dy herë dhe Xhoga nuk kanë arritur të shënojnë. Pjesa e dytë do të dhuronte emocione dhe 4 gola.
Në minutën e 53-të, sulmuesi Ahmetlli, në ecje e sipër, gjuan fuqishëm dhe topi përfundon në rrjetë. I njëjti futbollist në minutën e 73-të do të shënonte edhe golin e dytë, këtë herë me kokë. Vendësit nuk ndalen dhe është i riu Erv.Fifo që dy minuta më vonë shërben saktë për Pleshtin, që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e tretë.
Serinë e golave do ta mbyllte Erv.Fifo pas një aksioni vetjak. Ai shënon nga jashtë zonës një eurogol, duke i shkaktuar Domosdovës këtë humbje kaq të thellë. Një fitore që në fakt i ka çliruar bilishtarët, që kishin javë që nuk merrnin asnjë pikë.
Naftëtari ska mëshirë për Sopotin, tregolësh i Mollës
Nga Arben Çepani
Naftëtari Sopoti 5-0
Shënues: Lila 4′, Molla 25′, 30′, 87′, Dashi 85′
Naftëtari: Kora, Daci, Baku, Kajo, Gucaj (Fasko 46′), Tullahu, Gjoka, Gega (Fasko 37′), Molla, Koroveshi (Dashi 32′), Lila.
Trajner: B.Fraholli.
Sopoti: Bërdufi, Deda, Hoxha, Mema, Spahiu, Kënga (Çaushi 58′), Rumbullaku (Alliu 37′), Roçi, Doleq i, Doçi, Suli. Trajner: J.Gugu.
Gjyqtarë: A.Kmberaj, E.Pasha, S.Hanaj (Patos)
Kartonë të verdhë: Bërdufi, Hoxha
Fitore e lehtë e kuçovarëve ndaj Sopotit, e shoqëruar me 5 gola. Edhe pse në një stadium të boshatisur, Naftëtari nuk e ka pasur të vështirë ta komandojë ndeshjen. Vendasit e gjejnë shumë shpejt golin e avantazhit, me anë të Lilës, që në minutën e 4-t. Ky është goli i 9-të personal në kampionat për të. Edhe pas golit dëshira e kuçovarëve për të shënuar është e madhe.
Rastet janë të shumta, ndërsa Sopoti mendon vetëm për mbrojtjen. Miqtë nga Librazhdi e kanë të vështirë dhe në minutat 25 dhe 30 ndëshkohen dy herë nga Fabian Molla. Pjesa e dytë është më e qetë dhe loja i ngjan më shumë një takimi stërvitor. Kuçovarët kërkojnë goleadën dhe vetëm në fundin e ndeshjes e kompletojnë fitoren e thellë, me anë të Dashit dhe Mollës.
Ky i fundit, me tregolëshin e djeshëm, ngjitet në kuotën e 10 golave, duke qenë golashënuesi më i mirë i Naftëtarit. Më i rëndësishëm është fakti se Naftëtari, duke përfituar nga humbja e Tepelenës, ka siguruar vendin e dytë, por shpresohet ende për vendin e parë.
Albpetrolit i mjaftojnë 22 minuta, Tepelena provon të rinjtë
Nga Ferdinand GURGURI
Albpetrol Tepelena 3-0
<