E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Tërbuni e Sukthi, goleada para sfidës direkte

Pukjanët kanë fituar lehtë në fushën e tyre, ashtu si sukthianët në derbi

 

Rezultatet e javës së 16-të

TERBUNI EGNATIA       4-0

ERZENI SUKTHI  1-5

LUZI 2008 KORABI        2-2

PASHTRIKU VELEÇIKU            1-2

OLIMPIKU pushim

 

Renditja

1.Tërbuni                   38        12        2          0          32-9

2.Sukthi                     36        12        0          2          39-14

3.Luzi 2008   24        7          3          4          24-16

4.Olimpik                  22        6          4          4          22-15

5.Veleçiku                 21        6          3          5          15-16

6.Egnatia                    15        4          3          8          12-18

7.Erzeni                     12        3          3          8          18-32

8.Korabi                     7          1          4          9          12-23

9.Pashtriku                2          1          2          12        13-43

Shënim: Pashtrikut i janë 3 pikë nga komisioni i disiplinës

Java e 17-të (06.05.2012)

VELEÇIKU – LUZI 2008

KORABI – ERZENI

SUKTHI – TERBUNI

EGNATIA – OLIMPIK

PASHTRIKU – PUSHIM

 

Tërbuni bën nxemjen me goleadë para Sukthit
 
Nga Riza Tafilaku

 

Tërbuni  Egnatia            4-0
 Shënues: Agastra 18, 80, Pepa 40, Çeka 47
Tërbuni: Miraka (Birja), Betkoviç, Dosti, Rroca, Çapja(Okoranko),Çokaj, Agastra, Çeka, Kulli (Nikolli), Kurtaj, Pepa.
Trajner: E.Dalipi.
Egnatia: Guma, Karriqi, Kollçaku, Gjini, Pipa, Voda, Dushi (Gjondeda), Muho, Dyrmishi (Lapi), Hylviu (Kasa), Mahmutaj.
Trajner: S.Gosa.
Gjyqtarë: A.Gjeçi, E.Potomi, A.Nase (Tiranë)
Nën një atmosferë festive dhe në një terren të shkëlqyer është zhvilluar ndeshja Tërbuni-Egnatia. Pukjanët në asnjë moment
nuk e diskutuan fitoren, gjë që e vërteton edhe rezultati 4-0. Që në minutën e 2-të Kulli godet nga distanca dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Tërbuni shton presionin dhe në minutën e 18-të, pas një aksioni të shpejtë, Agastra e dërgon topin në rrjetë, duke shënuar golin e parë. Më pas Egnatia godet dy herë portën e Tërbunit, por Miraka është në një ditë mjaft të mirë. Në momentin më të mirë të miqve Tërbuni godet sërish. Pas një aksioni me shumë pasime, Pepa godet dhe dyfishon rezultatin, duke çuar peshë mbi 2000 tifozë të pranishëm në stadium. Pjesa e dytë nis me gol për pukjanët. Pas një krosimi të Pepës, mbrojtësi Çeka godet
me kokë dhe 3-0. Në minutën e 73-të është Gjondeda që godet nga rreth 30 metra dhe topi prek traversën e vendasve. 10 minuta para fundit vjen edhe goli i 4-t për Tërbunin, me autor Agastën, që shënon pas një krosimi perfekt të Pepës, i cili ishte edhe
futbollisti më i mirë i takimit. Kjo është fitorja e 12-të e Tërbunit në 14 ndeshje të zhvilluara në këtë kampionat.

 

Luzi 2008 barazon në fushën e tij me Korabin  

Nga Leonard Dushku

 

Luzi 2008  Korabi          2-2
 Shënues: Xeka 6, Kurti 64 / B.Doçi 12, Merdini 51
 
Luzi 2008: Dushku, Kapo, Llleshi, Lecini (M.Tafa 74), Balliu, Kazazi, Droboniku (Kamberi 62), Degavelli (Xheka 79), S.Tafa,Kurti, Çullhaj.
Trajner: L.Lusha. 
Korabi: Bukri, Doçi (Toska 90), Sinani, Sefullai (Mziu75), Laçi, Ndreka, B.Doçi, Kacnia (Ibro 86), Merdini, Brehasani, Adili.
Trajner: S.Kallaverja.
Gjyqtarë: A.Bixhi, B.Koni, L.Memaj (Tiranë)

Ekipi i Luzit është ndalur në barazim në fushën e tij nga Korabi. Ishte një ndeshje e konsideruar e lehtë dhe pritej fitorja e Luzit, edhe pse ka dalë nga objektivi, por miqtë nga Peshkopia kanë arritur të marrin pikë në këtë 90-minutësh. Luzi e sheh veten në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të mesfushorit Xeka. Pas këtij momenti duket se vendësit do ta kenë të lehtë, por miqtë reagojnë në mënyrën e duhur dhe barazojnë në minutën e 12-të, me anë të B.Doçit. Lojtarët e Luzit kërkojnë golin e avantazhit, por e kanë të vështirë. Balliu ka një rast të mirë, por nuk arrin ta mposhtë portierin Bukri. Pjesa e parë mbyllet 1-1, ndërsa e dyta nis me golin e miqve. Në të 51-ën Korabi ndëshkon me golin e Merdinit. Më pas Luzi hidhet i gjithi në sulm dhe e gjen barazimin pas 13 minutash. Kurti barazon shifrat dhe vendësit kanë edhe shumë minuta në dispozicion për të gjetur golin e fitores, por nuk arrijnë ta dërgojnë topin për herë të tretë në portën e dibranëve, kështu që gjithçka mbyllet në barazim, 2-2. 

Sukthi argëtohet me gola në derbin me Erzenin

 

Nga Hysen Varoshi

 

Erzeni Sukthi        1-5

Shënues: Tuda 40 / Loci 48, 54, Bllaca 52, Hatija 64, Balla 81

 

Erzeni: Vezi, Gjura, Koleci, D.Arapi, Takaci, Gjini (Lamnica 65), Sharka, Halili, Bllaka, Koleci, Jazexhiu (Tuda 35). Trajner: F.Dollaku.

Sukthi: Doda, Kalluci, Qato (Gorja 55), Hatija, Kullolli, Gashi, Goxhaj (I.Vora), Ibrahimllari,Loci, Curri (Balla 58), Bllaca.

Trajner: Xh.Kapllani.

Gjyqtarë: Sh.Guçe, E.Prifti, M.Qose (Lushnjë)

Kartonë të verdhë: Kullolli, Kalluci, Balla, Takaci

Derbi mes Erzenit dhe Sukthit ka qenë i bukur dhe ka sjellë plot 6 gola, 5 nga të cilët janë të miqve, që kanë marrë një fitore të merituar në Shijak. Kullolli jep sinjalin e parë pas 5 minutash, duke goditur shtyllën, ashtu si dhe Hatija në minutën e 10-të. Loja ka ritëm dhe zhvillohet e ndezur, me raste të shumta për shënim. Hatija godet pranë portës dhe Vezi e shpëton portën e Erzenit në minutën e 35-të.

Në të 40-ën Tuda vepron me zgjuarsi, pasi merr nje top nga krahët. Ai godet me kthesë dhe 1-0. Goli i çliron vendësit, të cilët shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dyte nis me një tjetër pamje, pasi Sukthi i jep përparësi sulmit. Erzeni luan me kujdes në mbrojtje, duke besuar te kundërsulmi, por në të 48-ën Loci ekzekuton saktë një goditje dënimi dhe barazon rezultatin. Pa kaluar 2 minuta, pas një lëmshi para portës shijakase, Bllaca shënon me kokë dhe 1-2. Loci driblon dy mbrojtës dhe shënon edhe golin e 3-të, ndërkohë që Sukthi bëhet zot i fushës.

Në minutën e 64-t Hatija lëshon një predhë të vërtetë dhe 1-4. Në minutën e 81-të Bllaca pason për Ballën, i cili godet rreptë dhe shënon edhe golin e 5-të për Sukthin. Erzeni është dorëzuar plotësisht dhe Sukthi merr një fitore të merituar. Ndeshja u zhvillua pa asnjë problem.
Hasjanët mposhten në shtëpi nga koplikasit

Nga Bashkim SHALA

Pashtriku Veleçiku         1-2

Shënues: Pjetërnika 15 (11-metërsh) / Rajçeviç 10, Dorzaj 65 (11-metërsh)

Pashtriku: Cahani, Kastrati, Karriqi, Cane, Xhixha, Pjetërnika (Bardhoshi 72), Metolli (Meraj 48), Kovaçi, Alimani, Kurti (Eshi 60), Xhebexhia. Trajner: B.Minxhaj.

Veleçiku: Dorzaj, Rajçeviç, Kukaj, Lami (Peplishta 42), Miculi, Peposhi, Duli, Çelaj, Osmani, Hysaj (Haxhia 70), Ymeri. Trajner: B.Duli.

Gjyqtarë: L.Hamiti, G.Vargu, P.Simoni (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Kastrati, Cahani, Pjetërnika, Lami, Ymeri

Pashtriku nuk ka mundur ta kalojë ekipin mik të Veleçikut, që ka fituar me rezultatin e ngushtë, 1-2. Vendasit kanë sulmuar që në fillim, duke krijuar një rast të pastër me Xhebexhinë, që e vë në provë të vështirë portierin Dorzaj, por pa rezultat. Miqtë kundërpërgjigjen me Rajçeviçin, q

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›