E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia dhe Tirana nisin shkëputjen

Ndonëse është herët për të folur për titullin kampion, renditja ka përcaktuar skuadrat pretendente. Nuk mungojnë Laçi, Dinamo dhe Skënderbeu

 

Vllaznia kryen detyrën e shtëpisë

Vllaznia – Elbasani 3-1

Vllaznia: Harrllicaj, D.Hasaj, Ruçi (Axhani 46), Gurishti, Pjeshka, Kalaja, Dyca (Nikaj 60), Jakova (Mesi 65), A.Hasani (Kozmai 54), Dika, Kabuni. Trajner. E. Çaku

Elbasani: Balukja, Turnani, Alla, Kalallari, Salla, Qemalli, Bullari, Kotherja, Lutaj, Laze, Tupi. Trajner. S. Dalipi

Shënues: Jakova 20, Kalaja 29, Kozamia 61/ Lutaj 46

Gjyqtarë: E. Kurti, E. Muça, E. Hamiti (Lezhë)

Vllaznia U-17 është e pandalshme edhe në këtë kampionat. Skuadra kampione në fuqi ka arritur fitoren e katërt radhazi në katër ndeshje të luajtura gjithsej, teksa këtë herë ka mundur Elbasanin 3-1. Loja është kontrolluar vazhdimisht nga kuqeblutë, që e kanë mbyllur pjesën e parë 2-0, me golat e organizatorit Jakova dhe me një rrjetë shumë të bukur të sulmuesit Kalaja.

Me fillimin e pjesës së dytë, Lutaj shënon një eurogol me një goditje nga larg, duke i çuar shifrat në 2-1. Atëherë kur por krijohej përshtypja se loja do të ekuilibrohej, vjen goli i tretë për vendasit, që shënojnë me anë të Kozmait. Përfundimisht 3-1 në një ndeshje të dominuar përgjithësisht nga shkodranët, të cilëve nuk u ndahen bardheblutë e Tiranës në kreun e renditjes. Gjergj KOLA

Tension dhe tre të kuq në Vlorë

Flamurtari – Teuta 1-1

Flamurtari: Lekaj, Boraku (Dhima 73), Zeqaj, Konda, Bleta, Llanaj, Nino, Resulaj (Mone 73), Aliaj (Deliaj46), Kacani, Bregu. Trajner: A. Nini.

Teuta: Myrtezani (Ballgjini 58), Bejko, Gjyli, Delilaj, Maloku, Faja, Taullai, Keçi, Koço (Përlleshi 10) (Elbasani 70), Vora. Trajner. L. Sejdini

Shënues: Deliaj57 / Bejko11 (11-m)

Kartonë të kuq: Deliaj / Gjyli

Kartonë të verdhë: Kacani / Maloku, Vora

Gjyqtarë: A.Paco, E.Bregu, D.Vogli (Fier)

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës është shoqëruar me shumë tension nga të dyja palët. Kryesori i ndeshjes është detyruar të japë dhe tre kartonë të kuq. Vlonjatët vinin në këtë takim më të karikuar, pas fitores së një jave më parë ndaj Adës. Miqtë nga Durrësi shënojnë të parët. Një ndërhyrje gabuar brenda zonës e një prej mbrojtësve të Flamurtarit ndaj sulmuesit Vora, e detyron gjyqtarin të akordojë 11-metërsh, i cili kthehet në gol nga Bejko.

Vendasit përpiqen të barazojnë me anë të Ninos, Bregut dhe Aliajt, i cili godet dy herë shtyllën. Në pjesën e dytë tensioni rritet shumë. Dy lojtarë të Teutës ndëshkohen me të kuqe, ndërsa trajneri i Sejdini proteston ashpër, duke u futur dhe në fushë. Goli i barazimit shënohet nga Deliaj, i cili ndëshkohet gjithashtu me të kuq. Përfundimisht 1-1.

Kastriot Brahimi

Durrsakët kthejnë rezultatin

Shkëndija DR – Besëlidhja  2-1

Shkëndija D: Pëllumbi, Kola, Tanushi, Bajrami, Xhakoni, Kushta, Vllai, Matmuja, Prenga, Milla, Ibrahimi (u aktivizuan: Kllari, Shkëmbi, Malollari). Trajner: F. Kuçi

Besëlidhja: Jakaj, Vocaj, Kadeli, Moli, Simonaj, D. Marku, Dashi, Dodaj, G.Marku, Përgjini, Pica (u aktivizua: Muça). Trajner: O. Gjurasha

Shënues: Milla 55, Malollari 78 / Dodaj 35

Kartonë të verdhë: Prenga, Kllari, Kadeli, Jakaj

Gjyqtarë: L. Ziu, L. Hakaj, D. Vrapi (Tiranë)

Shkëndija e Durrësit mund ngushtë 2-1 Besëlidhjen në një ndeshje të fortë dhe mjaft të ekuilibruar, ku durrsakët tregohen më të saktë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë skuadrat luajnë shpejt dhe krijojnë raste shënimi. Lezhjanët janë më të saktë në këtë pjesë, teksa shënojnë në minutën e 35-të me anë të Dodajt. Durrsakët, të gjendur në disavantazh, hidhen në sulm në pjesën e dytë, për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Milla ka barazuar shifrat në minutën e 55-të, duke rritur besim te vendasit për fitore. Lezhjanët mbrohen me forca të shumta për të marrë qoftë edhe një pikë, por Shkëndija i shton sulmet dhe në të 78-ën minutë Malollari shënon golin e fitores për Shkëndijën D. Përfundimisht 2-1 dhe Shkëndija merr fitoren e parë në kampionat. Dorian Agolli

 

Tirana konfirmon synimet për kreun

Tirana – Laçi 4-0

Tirana: Saraçi, Karameta, F.Llagami, Ar.Sallaku, Grabova (Gega 60), Tabaku, H.Llgami (Ali 55), Cake, Kurti, Al. Sallaku (47 Halili), Shyti

Trajner: L. Sengla

Laçi: Ujka, Meta, Kërtulla, Biba (Mardhoçi 11), Martinaj, Bruka (Lepuri 65), Lleshi, Dika, Ngoj (Mehilli 41), Dodaj, Mihana

Trajner: N. Trazhi

Shënues: H.Llagami 17, Al.Sallaku 46, Kurti 69, 77

Kartonë të verdhë: Kërtulla

Gjyqtarë: I. Dyrmishi, K. Lapa, L. Mema (Tiranë)

Djemtë e Senglës, edhe pse me tri mungesa të rëndësishmë në formacion, arrijnë të marrin një fitore të pastër përballë Laçit. Goli i parë vjen shpejtë nga H.Llagami, që me ndihmën e Grabovës hap siparin e goleadës. Në pjesën e dytë vjen dhe shpërthimi i bardhebluve, ku kapiteni Grabova jep një asist për Alaidin Sallakun, i cili gjuan dhe shënon, 2-0. Më pas Sengla sheh lodhjen e të rinjve, sepse kjo ishte e treta ndeshje radhazi brenda 8-ë ditëve dhe vendos që H.Llagami dhe Grabova të dalin nga loja. Më pas Kurti shënon dy herë brenda pak minutave dhe vulos takimin 4-0. Laçi pothuajse nuk ishte në fushë për kryeqytetasit. Erjon HAMITAJ

 

 

 

Dinamo fiton lehtësisht

Ada – Dinamo  2-4

Ada: Hoxha, Ndoci, Lami, Fratija, Gjergji, Banka, Hasaj, Kakini, Bala, Hyseni, Kallamoqi. Trajner. S. Bizi

Dinamo: Rexha, Sulejmani, Hasani, Lazri, Medihoxha, Qilimi, Muça, Vaka, Meta, Kaloshi, Ndoci. Trajner: Xh. Lloshi

Shënues: Bala 57, Sheqi 77 / Vaka 24, kaloshi 52, Meta 59, 70 Kaloshi

Gjyqtarë: E. Çuni, K. Prenga, E. Perloshi (Laç)

Dinamo ka arritur dje një fitore pa u djersitur shumë ndaj Adës së Velipojës. Këtë e tregon edhe rezulati i përgjithshëm 4-2 në favor të kryeqytetasve. Skuadra dinamovite ka qenë gjithnjë në udhëheqje të lojës, ka shënuar e para dhe e ka kontrolluar vazhdimisht rezultatin. Ndërsa Ada e Sabah Bizit u shfaq e pafuqishme për të reaguar, duke u pajtuar në këtë mënyrë me humbjen e këtij takimi. Pjesa e parë përfundon 1-0 për Dinamon, e cila e nis të dytën me dy gola të tjerë të shpejtë. Shkurton përkohësisht Bala, por Meta thellon sërish. Goli i Sheqit në fund të takimit është thjesht për statistikë. Gjergj Kola

Partizani dorëzohet në Pukë

Tërbuni – Partizani 2-0

Tërbuni: Grella,Vucaj, Rahova, lari, Çobaj, Betja, Kopliku, Zaja, Kapakuja, Qokaj Gavoçi. Trajner: R. Piraniqi

Partizani: Jaupaj, Gjoni, Gjinaj, Lila, Zhezha, Mina, Musaj, Plloqi, Faruku, Drita

Agalliu. Trajner: G. Tomori

Shënues: Gavoçi 10, Betja 55

Gjyqtarë: G. Ramaj, A. Mehmedaj, J. Potgorica

Që në fillim të takimit pukjanët hidhën në sulm për të gjetur rrugën e rrjetës.  Ata duhet të kishin shënuar në minutën e 2të me Koplikun, por u desh minuta e 10-të që të zhbllokohej rezultati pas një aksioni individual të këtij futbollisti, i cili, pasi shmang dy mbrojtës, godet nga 25 metra dhe topi përfundon ne rrjetë. Miqtë nuk arrijnë që të paktën ti vënë në vështirësi vendasit. Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm: sulmojnë vendasit, por hasin një mbrojtje të ngjeshur të miqve. Në minutën e 55-të Tërbuni shënon për të dytën herë me anë të Bejtes, duke vulosur rezulltatin 2-0. Pukjanët nga vetë mënyra se si luajtën dhe me pikët e grumbulluara tregojnë se në superiore kanë ardhur me protendime. Riza Tafilaku

&n

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›