Grupi D, Gana befason Serbinë
Pas një pjese të parë të zbehtë e pa raste, në të dytën ekipet filluan të shohin më tepër drejt portave respektive. Momenti kyç i takimit ishte dalja me karton të kuq i Lukoviç në minutën e 74-t, duke shprishur ekuilibrat në fushën e lojës.
Shtatë minuta para fundit serbët bëjnë një tjetër gabim: Kuzmanoviç prek qëllimisht topin me dorë brenda zonës dhe për gjyqtarin nuk ka asnjë dyshim, është 11-metërsh. Nga pika e bardhë Gian Asamoah tregohet i saktë, duke shënuar golin-tripikësh për kombëtaren nga Afrika. Përballja e dytë e grupit D, ajo midis Gjermanisë dhe Australisë, do të luhet në orën 20:30.