E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi E, Japonia fiton 1-0 me Kamerunin

Fatin e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Free State” të Blomfonteinit e vendosi goli i mesfushorit të CSKA Moskës, Keisuke Honda, i cili mposhti portierin kamerunas gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, megjithë përpjekjet e kapitenit Samuel Eto, kamerunasit nuk arrijtën të gjejnë rrugën e rrjetës. Mundësia më e mirë për kombëtaren nga Afrika ishte në minutën e fundit, por topi i goditur nga Mbia u ndal nga tranversa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›