PS "hakmerret" ndaj PD: Padi për Berishën në prokurori
Duket se vendimi është një lloj “hakmarrjeje”, pasi demokratët proceduan penalisht deputetin e PS-së, Tom Doshi për kërcënim me vdekje ndaj deputetit demokrat, Gent Strazimiri.
Padia është depozituar nga deputetit Sajmir Tahiri, ku në thelb të padisë është një kanosje për jetë që kryeministri Berisha ka bërë ndaj deputetit të PS-së, Taulant Balla.
“Kryeministri Berisha është një shkelës i përsëritur i ligjit dhe kërcënues përsëritës ndaj deputetëve të Partisë Socialiste, ndaj opozitës në tërësi. Shpresojmë që kjo padi të mos ketë fatin e padive të tjera, të mos mbetet në sirtarët e prokurorisë, por të nisi ndjekja penale me shpejtësi dhe me efikasitet”, theksoi Tahiri.
Debati në Parlament ndodhi dy vjet më parë, kur deputetit socialist përmendi vajzën e kryeministrit në seancë, gjë që shkaktoi irritim të kreu të qeverisë.
Deputetit Tahiri u shpreh se padia nuk është e vonuar, teksa ka theksuar se prokuroria duhet të kishte vepruar më parë.