E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi G, Sevilja nuk fal,barazim në Shtutgart

Luis Fabiano dhe kapiteni Renato i dhanë fitoren andaluzianëve me nga një gol në çdo pjesë.

Sulmuesi brazilian shënoi një gol fantastik në minutën e fundit të pjesës së parë, gol që u pasua nga Renato, që realizoi me kokë në minutën e 70-të.

Në ndeshjen tjetër, Shtutgarti nuk ka shkuar më tepër se jë barazim në stadiumin “Mercedes-Benz Arena” kundër Gllasgou Rejnxhërs.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Pogrebnjak që në minutën e 18-të, vendasit nuk arritën të ruanin fitoren, duke pësuar një gol nga Bugera 13 minuta para përfundimit të ndeshjes.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›