Kosovë, qeveria: Ska arrestime të reja. Opozita: EULEKS të spastrojë qeverinë

Qeveria e Kosovës nuk ka dijeni për arrestime për korrupsion dhe krim të organizuar nga EULEX-i. Sipas dy zv/kryeministrave të Kosovës, Hajredin Kuçi nga PDK-ja dhe Ramë Manaj nga LDK-ja, partitë e tyre nuk kanë informacion për këtë çështje, ndërkohë opozita kërkon që EULEX-i të kryejë arrestime për ta spastruar qeverinë nga ministrat e korruptuar.
“Besoj se këto janë pjesë e këtyre diskutimeve, bisedimeve-spekulimeve që po bëhen. është punë e organeve të rendit dhe ligjit, çështje e ndarë, puna e politikës është e ndarë. I kanë rrugët e ndara organet e drejtësisë dhe politika dhe njëra-tjetrën nuk duhet ta afektojnë” tha Kuçi, ndersa pyetjes “A keni marrë sinjale nga EULEX-i se pritet të ketë arrestime?- iu pwrgjigj: Unë personalisht jo, absolutisht. Shumicën e gjërave po i lexojë nëpër gazeta”.
“Jo them me përgjegjësi morale dhe personale nuk ka informacione për arrestime janë çështje të medieve, nuk di çka do të ndodhë” tha Manaj.
“Në rrethanat kur duhet të funksionojë ligji nuk shikohet shumë se çfarë pasojash politike duhet të ketë, për arsye se të gjithë ne po themi se askush nuk është mbi ligjin dhe se ligji duhet të veprojë” tha Blerim Shala, nënkryetar i Parë i AAK-së.
EULEX-i gjatë ditës së hënë ka kryer hetime edhe në Ministrinë e Arsimit. Zëdhënësja e këtij misioni, Christina Herodes, u shpreh për Alsat se çdo deklarim i mundshëm do t’i dëmtonte hetimet, për të cilat nuk është në dijeni as Zv/Kryeministri Kuçi.
“A jeni të informuar për hetimet e EULEX-it në Ministrinë e Arsimit?Unë absolutisht nuk kam informata të tilla” tha Kuci.
EULEX-i ka paralajmëruar arrestimet e para gjatë kësaj jave si rezultat i hetimeve që po zhvillon në disa ministri, por edhe ndaj disa ish zyrtarëve të mëparshëm të Qeverisë së Kosovës.
Bul Salihu