Grupi PS bojtokon seancen e pasdites ne Kuvend
TIRANE- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të bojkotojë seancën e sotme plenare që do të zhvillohet në orën 18.00 në Parlament. Pas mbledhjes të zhvilluar sot në mesditë në selinë rozë, grupi PS ka dalë me vendimin se bojkoti është në shenjë proteste ndaj përjashtimit për dy javë nga parlamenti të deputetit socialist Taulant Balla. Socialistët kanë deklaruar se do të protestojnë para godinës së Parlamentit deri në marrjen e një vendimi të dytë për heqjen e penalizmit të kolegut të tyre.
Sipas socialistëve vendimi i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli është absurd dhe është në kundërshtim me rregulloren. Sipas tyre cdo deputet ka të drejtën e fjalës në foltoren e Parlamentit
Vendimi i grupit PS vjen pak orë pasi ambasadori i OSBE-së Robert Bosch përsëriti apelin se bojkoti socialist po pengon reformat dhe procesin e demokratizimit të vendit.
PS: Fule inkurajoi transparencen e zgjedhjeve
Po sot PS përshëndeti dorëzimin e pyetësorit të KE në Bruksel. Në një deklaratë për shty nga selia rozqë deputeti Ditmir Bushati tha se PS mbështet procesin e kandidimit të Shqipërisë në BE por e shikon kauzën e transparencës së zgjedhjeve “të inkurajuar dhe nga komisioneri Fule”- sipas PS, të lidhur ngushtë me këtë proces.
“Partia Socialiste beson se integrimi në familjen Europiane nënkupton para së gjithash adoptimin e vlerave dhe parimeve që qëndrojnë në themel të këtij unioni dhe kauza jonë për transparencë dhe garantimin e standardeve demokratike në jetën publike është pikërisht në funksion të procesit të europianizimit dhe transformimit të vendit”- tha Bushati
Më tej Partia Socialiste falenderon angazhimin e isntitucioneve të Bashkimit Europian për ta trajtuar me përparësi procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit europian të Shqipërisë, dhe akuzon qeverinë për mungesë serioziteti në realizimin e reformave që ka bërë që procesi i integrimit të vonohet.
(s.g/BalkanWeb)