Pakti me Greqinë, Kushtetuesja zbardh vendimin
TIRANE-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin me ane te te cilit rrezoi nje muaj me pare Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për ujrat detare.Në rreth 46 faqe, Gjykata Kushtetuese ka dhënë argumentat e saj per papajtueshmerinë e kësaj marrëveshjeje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
Gjykata Kushtetuese mori parasysh pikat ku Partia Socialiste e Shqipërisë, pretendon se marrëveshja objekt kundërshtimi nuk është në pajtim me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës. Një ndër arsyet më të forta që detyruan Gjykatën të merrte këtë vendim, ka qenë fakti se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke. Me pas papajtueshmerite lidhen dhe me mangesite ne permbajtjen e titullit te Marveshjes e deri tek mungesa e transparences per kete Marreveshje nga ana e qeverise.
Pikat qe Kushtetuesja mori parasysh
Gjykata Kushtetuese mori parasysh pikat ku Partia Socialiste e Shqipërisë, pretendon se marrëveshja objekt kundërshtimi nuk është në pajtim me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës.
Gjykata pranoi kërkesat e PS ku citohet se:
-Mungon plotfuqia nga ana e Presidentit të Republikës për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes objekt shqyrtimi, gjë që vjen në kundërshtim me nenin 4 të ligjit.
-Titulli dhe përmbajtja e marrëveshjes janë të pazakonta.
-Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte për përcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellë pasoja të disfavorshme për shtetin shqiptar duke humbur padrejtësisht sipërfaqe të konsiderueshme hapësirash detare, për shkak se dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme
- Nuk është përcaktuar paraprakisht vija bazë nga shteti shqiptar, e cila ka rëndësi në përcaktimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera
- Delegacioni shqiptar nuk ka treguar kujdesin e duhur për përcaktimin e statusit dhe shtrirjes së gjirit të Sarandës dhe nuk ka bërë përpjekje që të njëjtin status të fitonte edhe gjiri i Sarandës, ndërkohë që ka pranuar kërkesën e palës greke që gjiri i Korfuzit të trajtohet si gji me statusin e ujrave të brendshme
- Shkëmbi Barketa nuk duhet të shërbente si pikë skajore bazë prej të cilës ka filluar matja e vijës së barazlarguar nga pikat më të afërta të bregdetit shqiptar, por si vijë ndarëse e kufirit detar greko-shqiptar, sepse nuk është shkëmb por cekinë shkëmbore.
- Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ka qenë i përcaktuar më pare
- Marrëveshja e nënshkruar nuk është shoqëruar me hartat përkatëse por vetëm me koordinatat e kufirit ndarës, gjë që e bën të paqartë pohimin se “vija e mesme që përcaktohet nga vija gjeodezike që bashkon pikat në tabelë (neni 1/2 i marrëveshjes) është vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e barazlarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë” (pika 1/1 e marrëveshjes)
- Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës. Qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit
Dhe e gjithë kjo sipas Kushtetueses do te thotë se marreveshja eshte firmosur ne kundershtim me nenet 4,7,92 te Kushtetutes.
Pakti, GSH e denoncoi, Kushtetuesja e rrezoi
Në 1 Mars të këtij viti Gjykata Kushtetuese rrëzoi me votim unanim 9-0 Marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Nëntë anëtarët e Kushtetueses pranuan kërkesën prej 13 faqesh që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek. Neni 4 i ligjit Nr.8371, datë 9.7.1998 "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", sanksion se dokumenti i plotfuqishmërisë në rastin kur subjekt i marrëveshjes është shteti shqiptar, lëshohet nga Presidenti i Republikës. Subjekt i Marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar është detyrimisht shteti shqiptar, sepse kufijtë territorialë të Republikës së Shqipërisë i përkasin shtetit dhe jo qeverisë. Pra ekspertët nuk kanë pasur plotfuqishmërinë për të negociuar në emër të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore është quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese.
"Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 28 prill 2009 (dita e nënshkrimit të paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Në disa numra rresht, GSH vërtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore "Kandidat i shkencave", i lauruar me titullin "Mjeshtër kërkimesh".
(d.b/BalkanWeb)