E Diel, 1 Nëntor 2026

“Grupi i Gjilanit”, më 19 shtator jepet vendimi nga Gjykata

19 shtatori do të jetë data kur 17 pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar nga drejtësia serbe për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999 do tu shqiptohet vendimi nga departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd.

Prokurorët serbë pretendojnë se të dyshuarit, të cilësuar si “Grupi i Gjilanit”, kanë kryer vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë.

Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të 2010-ës në rajonin e Luginës së Preshevës, njëri në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa shtatë të tjerë akuzohen në mungesë.

Në dhjetor të vitit 2011, Gjykata e Apelit në Beograd ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit, 9 ish-pjesëtarët e UÇK-së janë dënuar me 101 vite heqje lirie dhe ka kthyer çështjen për rigjykim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›