E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i Krizave Ndryshimi i rregullave gjate rruges po e con vendin ne kaos

Analiza Sabine Freiser Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor

Deklarate e forte nga Grupi Nderkombetar i Krizave nje organizem i rendesishem qe merret me parandalimin e konflikteve ne bote. Nje nga zyrtaret e larta te saj deklaron se KQZ-ja nuk duhej ti quante te vlefshme votat e gjetura ne kutite e gabuara. Sabine Freiser drejtuese programi per Europen me Grupin Nderkombetar te Krizave shprehet permes nje artikulli ne faqen e grupit ne internet se cdo zbatim ne praktike i ndryshimit te procedurave te numerimit te votave sado i drejte qe te duket ne pamje te pare do te ndryshonte ne fakt rregullat e lojes dhe do ta zhyste Shqiperine ne kaos. Ne nje gare te tille kaq te ngushte qe praktikisht ka perfunduar ne barazim thote ekspertja e Grupit te Krizave fituesi duhet te percaktohet nga zbatimi me rigorozitetin maksimal te rregullave te miratuara qe me pare. KQZ-ja thote ekspertja vendosi me 18 maj me nje votim 4 me 3 qe ne vetvete duket ne kundershtim me Kodin Zgjedhor te perfshije ne rezultat edhe votat e parregullta te hedhura ne kuti te gabuara qe jo vetem vonoi procesin e numerimit por qe mund te coje edhe ne ndryshim rezultati. Kodi Zgjedhur nuk e jep te qarte se si duhen trajtuar keto fletevotime thote zonja Freiser. Por gjate zgjedhjeve te vitit 2007 dhe 2009 ata jane trajtuar si te pavlefshme. Ekspertet i kishin kerkuar KQZ-se qe te sqaronte qe perpara zgjedhjeve statusin e fleteve te hedhura ne kuti te gabuara por KQZ-ja nuk e beri dot kete. Gjate seancave te trajnimit thote ajo komisionereve iu tha qe ti konsideronin keto vota si te pavlefshme dhe shumica e komisionereve e perfunduan ne kete menyre procesin e numerimit ne Tirane dhe ne qytetet e tjera. Mosmarreveshja pritet ti kaloje Kolegjit Elektoral. Komuniteti nderkombetar thote analistja e Grupit te Krizave Sabine Freiser duhet te kerkoje haptazi nga kandidatet Basha dhe Rama te angazhohen qartazi per te respektuar vendimin e Kolegjit Elektoral. Komisioni Europian shton ajo duhet te terheqe rekomandimin qe Shqiperise ti jepet statusi i vendit kandidat nese ka dhune te shoqeruar me viktima gjate protestave pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›