E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon KQZ te zbatoje ligjin dhe te krijoje besim te populli

Uashingtoni Zyrtari i Larte i Departamentit te Shtetit u kerkon udheheqesve te jene konstruktive

Uashingtoni zyrtar reagoi dje per here te pare ne lidhje me tensionimin e situates politike ne Shqiperi. Nje deklarate e firmosur nga ndihmessekretari amerikan i Shtetit Filip Gordon u kerkoi paleve te linin menjane retoriken kercenuese dhe po keshtu u kerkoi Komisionit Qendror te Zgjedhje krijonte besim te shqiptaret per procesin qe kishte marre ne dore. Sipas Gordon nje vend i cili aspiron te jete pjese e Bashkimit Europian nuk mund tu lejoje politikaneve te tij te percjellin deklarata dhe veprime dekonstruktive. Politikanet shqiptare duhet te perqendrohen ne shkembime konstruktive ne vepra qe i sherbejne nje vendi me nje te ardhme ne Bashkimin Europian dhe jo te  retorika apo veprimet negative qe vetem e denigrojne kete proces ishte mesazhi i Gordon per politikanet dhe aspiraten shqiptare per te qene pjese e BE-se. Nga ana tjeter nje mesazh te rendesishem diplomacia amerikane ia drejtoi dje edhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke i kerkuar te zbatoje ligjin dhe te mos humbe besimin e publikut ne lidhje me mandatin qe i eshte dhene. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te kryeje funksionin e tij ne menyre konsistente dhe transparente ne perputhje te plote me ligjin per te krijuar besim te popullata dhe per te garantuar integritetin e mandatit te ketij institucioni thekson zyrtari i larte i Departamentit Amerikan te Shtetit. Diplomacia amerikane ka shfaqur mjaft interes ne lidhje me procesin zgjedhor te 8 Majit dhe ne pjesen sesi me pas ai po administrohet. Kete e kane vertetuar takimet e shumta qe ambasadori Aleksander Arvizu ka zhvilluar fillimisht me kandidatet per kryetar bashkie para procesit dhe me pas roli aktiv qe ka luajtur vete ambasadori per procesin e numerimit te votave ne Tirane. Po keshtu takimet e Arvizu kane qene shume intensive edhe tashme qe procesi i numerimit po vijon ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Rreziku

Nderkaq Ambasada e SHBA-se ne Tirane u beri thirrje qytetareve te saj qe te shmangin prezencen e tyre ne protestat qe po zhvillohen ne disa qytete te Shqiperise. Ambasada u ben thirrje qytetareve te saj qe jetojne ne Shqiperi qe te kene kujdes te shmangin keto protesta pasi ato mund te jene te dhunshme. Te medha demonstratat paqesore ne Tirane kane ndodhur shpesh ne vitet e fundit edhe pse nje demonstrim me 21 janar 2011 ishte i dhunshem dhe rezultoi ne vdekjen e kater njerezve dhe lendime te shume te tjereve duke perfshire edhe Policine e Shtetit Shqiptar. Ne javet e fundit policise dhe deget e lajmeve kane raportuar per nje numer te vogel te incidenteve sporadike te dhunes. Ne i perkujtojme qytetaret e SHBA-se se edhe demonstratat paqesore si qellim mund te kthehet ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet te shmangni ato nese eshte e mundshme thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane. Me tej theksohet se demonstratat ne qytet kane potencial qe te coje ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne vende te tjera rreth e vende. Te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per vendbanimin tuaj dhe ti kushtoni vemendje medias lokale te raporteve te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet e mundshme publike apo demonstratave. Ne u bejme thirrje qytetareve te SHBA-se per te ushtruar kujdes te forte nese ne afersi te nje demonstrata apo protesta publike. Informacion ne lidhje me demonstrata rutine do te vazhdojne te jene te postuara ne faqen e internetit te Ambasades Amerikane ne Tirane nen titullin Demonstrata njoftime - theksohet me tej ne deklarate. Ambasada i ben nje pershkrim situates se protestave ne Shqiperi qe i perkasin dates 19 maj duke theksuar se raportet e mediave tregojne se ka shume protesta dhe bllokime rrugesh qe po verifikohen aktualisht ne te gjithe Shqiperine. Ky pason shpalljen e PS-se me 18 maj te synimit te saj per te mbajtur demonstrata publike ne Tirane dhe ne disa qytete ne te gjithe Shqiperine. Sipas shtypit llogaritet te jene ngritur postblloqe ne autostraden Kavaje-Golem ura e Milotit ura e Mifolit Vlore te mbikalimi Shkozet-Durres Elbasan-Gramsh ne rruget nacionale. Njoftime bejne te ditur se ekzistojne marshime ne rruget kryesore te qytetit te Fierit ne drejtim te rrugeve nacionale. Ne shume vende sipas mediave gomat e makinave jane perdorur si postblloqe duke u vene zjarrin thekson njoftimi i ambasades se SHBA-se. Paralajmerimet e leshuar nga ambasada e SHBA-se ndaj shtetasve amerikane kane nisur qe me daten 14 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›