Grupi i PD depoziton kallëzimin penal ndaj Doshit
Në bazë të padisë, deputeti opozitar akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës deputetin demokrat Gent Strazimiri gjatë seancës plenare në Kuvend, më 24 maj.
"Veprimi i deputetit Doshi është i njohur nga publiku dhe ne presim, që këtë akt të rëndë të ndodhur në parlamentin shqiptar ta dënojë dhe ligji, ndaj sot depozituam konform rregullave proceduriale kallëzimin penal pranë prokurorisë", tha deputetit i PD-së, Eduard Halimi.
Sipas deputetit Halimi, provat e paraqitura nga PD në prokurori janë një kopje audiovizive e gjithë veprimit aktiv e të kundraligjshëm të ndodhur në seancën plenare të 24 majit, ku deputeti i akuzuar Tom Doshi ka kërcënuar me jetë deputetin Gent Strazimiri.