E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Sarandë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar rreth 2 km larg Sarandës. Burime të Policisë bënë të ditur se një automjet, tip Benz, e dretjuar nga Zenun Mero, 60 vjeç nga Ksamili aksidentoi për vdekje Koço Nikën, 78 vjeç nga Saranda.

Polici tha se automjeti doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë, duke përfunduar 30 metra poshtë rrugës, ku për pasojë, u plagos shoferi, që më pas, u ndalua nga policia dhe një person tjetër, të cilin makina e goditi gjatë rrokullisjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›