E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Basesku: Arumunët, minoritet kombëtar

Presidenti rumun, Trajan Basesku në vizitën e tij një ditore në Tiranë është takuar me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, ku kanë biseduar për cështje me rëndësi për rajonin dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, të dy presidentët në konferencën për shtyp bënë të ditur edhe temat e diskutimit të bisedës së tyre. Presidenti Topi tha se u bisedua për situatën në rajon, stabilitetin e rajonit duke shpreuhr vullnetin e përbashkët që vendet e Ballkanit të integrohen në BE. “Situata gjeopolitike në rajon sjell stabilitet”, tha Topi.

Presidenti rumun Basesku nga ana e tij, tha se i ka kërkuar homologut shqiptar dhënien e statusit të minoritarit komunitetit arumun në Shqipëri. Ai tha se deri në përfundim të këtij viti Shqipëria të ketë bërë hapa të rëndësishëm për rrugën drejt BE-së. Për cështjen e vizave Basesku u shpreh se shpresonte në heqjen e tyre në vjeshtë të këtij viti.

Kosova ka qenë një tjetër cështje për të cilën është diskutuar mes presidentit të Shqipërisë dhe atij të Rumanisë. Basesku tha se rasti i Kosovës është si Gjeorgjia, duke u shprehur se Rumania mbështet integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 08 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›