E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimet te liqeni dergohen gjashte fletethirrje te tjera

Hetimet Ne pyetje pjesetaret e familjes Sharra e cila ka kontraktuar nje firme ndertimi per te kryer punime ne zonen ne fjale

Hetimet e prokurorise per akuzat Brace-Vokshi per lejet e ndertimit nga Bashkia e Tiranes dhe menyra e dhenies se koncesioneve te HEC-eve jane drejt fundit teksa hetuesit dhe prokuroret jane ne fazen e fundit te vleresimit te dokumentacionit. Para kesaj faze ate te nje konkluzioni perfundimtar per keto akuza Task-Forca ka derguar te tjera fletethirrje per te saktesuar akuzen e deputetes demokrate Albana Vokshi ndaj bashkise per marrjen e 20 perqindeshit per cdo leje ndertimi. Ne pyetje do te merren gjashte pjesetaret e familjes Sharra te cilet kane trasheguar truallin ku do te ndertohej nje kompleks pallatesh me nga 30 kate. Pas pyetjes se biznesmeneve Prokuroria e Tiranes ka nisur gjashte fletethirrje ne drejtim te pjesetareve te familjes Sharra. Objekti i marrjes ne pyetje eshte vertetimi nese keta familjare kane paguar ose jo ryshfet per te marre lejen e ndertimit ne bashki nepermjet biznesmeneve thane burimet nga organi i akuzes.

Sipas prokurorise njeri nga aksioneret ka bere marreveshje me pronaret e tokes dhe u ka marre atyre miratimin per kryerjen e ndertimit. Mbi kete marreveshje eshte bere edhe nje projekt. Me pas duke shqyrtuar hapesiren e sheshit te ndertimit ku siperfaqja e objektit tejkalonte te 17 mije metrat katrore prone ne zoterimin ligjor te familjes Sharra biznesmeni qe kishte bere marreveshje me ta nuk mund ta kryente i vetem ndertimin apo te mbulonte koston e tij. Ne deshmine e tij ne prokurori biznesmeni ka thene se ai nuk i mbulonte dot shpenzimet pasi projekti ishte tejet i kushtueshem. Ketu kane nisur edhe bisedimet per te afruar biznesmene te tjere ne fushen e ndertimit. Akuza thote se nuk ka prova qe te vertetojne akuzen per marrjen e ryshfetit ne kembim te lejes se ndertimit apo dhe implikimin e Avllajt si ndermjetes per marrjen e saj.

Prokuroria sqaron se ka pasur marreveshje me pronare te tokes ne ate zone dhe kete fakt e kane deklaruar edhe disa prej biznesmeneve qe jane thirrur per te deshmuar por saktesimin e plote do ta marre atehere kur te kene deshmuar edhe pronaret e tokes. Pronaret do te pyeten rreth hapesires se tokes qe kane ne pronesi si dhe pikerisht per zonen ne te cilen ndodhet prona e tyre pra duke verifikuar njekohshem edhe harten e pronesise dhe dokumentacionin qe e shoqeron ate. Sipas prokurorise KRRTRSH-ja ka firmosur ndryshimin e destinacionit te zones nga zone e gjelber ne zone banimi dhe sherbimesh me pas eshte hartuar edhe plani i ndertimit nga Bashkia e Tiranes maket i bere publik edhe ne media. Gjithcka ka ngecur te miratimi i dyte ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise i cili duhet te miratoje nese ky plan i pervecem i kesaj zone perputhet me planin e pergjithshem te rregullimit te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›