Meta Opozita e di si veprohet per te denoncuar korrupsionin
Ministri i Ekonomise z. Ilir Meta u pyet rreth deklaratave te opozites ku denoncohen disa afera korruptive mbi lejet koncesionare te dhena ne energjetike. Une besoj se opozita i ka te gjitha njohurite qofshin edhe ato ligjore se si veprohet ne raste te tilla. Nuk eshte detyra ime si minister i ri i Ekonomise dhe Energjise qe te merrem me ceshtje te se kaluares qe ngre opozita ne rastin konkret apo cilido tjeter pasi kjo nuk eshte as etike dhe per mua eshte edhe e papranueshme. Por absolutisht opozita i ka te gjitha mundesite institucionale dhe eshte ftuar me kohe qe te ndjeke rruget ligjore rruget institucionale. Shteti ka shume institucione te tjera te cilat merren me verifikimin e pretendimeve apo akuzave te ngritura. Nga ana ime dua ta siguroj opoziten se pervec arsyes tashme te bere publike mundesia e re edhe nga ana fizike pra Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes eshte shume prane edhe selise se Partise Socialiste eshte shume prane edhe Bashkise se Tiranes keshtu qe ne cdo rast per cdo ceshtje qe ata kane une jam shume i hapur per te bashkepunuar ne menyre konstruktive ne menyre transparente dhe per te marre ne konsiderate mendimet dhe opinionet e tyre per ceshtje te rendesishme te politikave ekonomike te vendit te politikave energjetike. Sepse une mendoj qe edhe opozita ka ne radhet e saj shume njerez qe kane kontribuar dhe qe jane te afte tha zoti Meta.