E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i PS: Ndryshimi i rregullores në kundërshtim me PE

Gjithashtu është diskutuar edhe refuzimi nga ana e maxhorancës për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale dhe të qëndrueshme që do të ndihmonte kapërcimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi.

Grupi Parlamentar Socialist diskutoi gjithashtu mbi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit të propozuara nga maxhoranca, e cila është përfshirë në rendin e ditës së seancës së ditës së enjte.”Grupi Socialist i qëndron vlerësimit të bërë publik se ndryshimet e propozuara në mënyrë të njëanshme nga ana e maxhorancës janë në kundërshtim me praktikat e funksionimit të një parlamenti demokratik evropian”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij grupi, miratimi i njëanshëm nga ana e mazhorancës i ndryshimeve të propozuara do të prodhojë pa më të voglin dyshim thellimin e mëtejshëm të krizës politike dhe do të cenojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësinë e institucioneve kushtetuese të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›