E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Ekonomia shqiptare larg standardeve të BE

“Këto raporte të ekspertëve ndërkombëtarë dëshmojnë për një realitet të hidhur, u shpreh ajo.

Sipas saj, ndarja e shpërndarja e pasurisë së prodhuar në këto vite është shumë e pabarabartë, ku shumica e shqiptarëve që prodhojnë këtë pasuri nuk kanë akses në të, “ndërsa ata pak të privilegjuar të oborrit të pushtetit marrin shumicën e përfitimeve, jo nga puna e djersa e tyre, por nga lidhjet klienteliste që kanë krijuar me një pushtet të kapur nga mashtrimi politik e ekonomik”.

“Raportet e Eurostat tregojnë se Shqipëria po i rrit tepër ngadalë të ardhurat për frymë në krahasim me vendet e tjera fqinje të cilat kanë kaluar krizë ekonomike. Sot çdo vend në rajon i cili ka kaluar krizë ekonomike por që nuk drejtohet nga Sali Berisha, është më i begatë e të ardhurat e banorëve të tij rriten më shpejt se në Shqipërinë e mrekullive ekonomike”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›