Grupi i PS-së kërkon hetim parlamentar për Topallin
04/06/2010 Vendimet e marra nga Kryetarja e Kuvendit
Ligjvënësit socialistë do të hetojnë mënyrën e shpenzimit të buxhetit të Parlamentit
Ligjvënësit socialistë do të kërkojnë hetim parlamentar për kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Një qëndrim i tillë u diskutua dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se në këtë takim deputetët e PS-së jo vetëm që shprehën pakënaqësi mbi veprimet e Kryetares së Kuvendit, por nga ana tjetër ngritën një sërë akuzash në adresë të saj. Kjo për arsye se gjatë ushtrimit të detyrës si kryeparlamentare Topalli ka shkelur rregulloren e këtij institucioni jo vetëm në marrjen e vendimeve, por dhe në shpenzimet pa kriter të buxhetit të Kuvendit, kryesisht për udhëtimet e saj jashtë shtetit. Mësohet se gjatë mbledhjes së djeshme ligjvënësit socialistë kanë diskutuar lidhur me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me këtë institucion, përfshirë këtu ndërhyrjet në Rregulloren e Kuvendit dhe mënyrën se si u veprua për të arritur te e ndërprerja e pagës për deputetët e grupit kuvendor të PS-së. Nga ana tjetër, duke dyshuar në mënyrën dhe për arsyet e menaxhimit të buxhetit të Parlamentit, ku në mbledhjet e komisionit që merret posaçërisht me këtë çështje nuk njoftohen të marrin pjesë asnjëri nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, përkatësisht Erion Braçe dhe Mimi Kodheli. Për këtë arsye deputetët e kësaj partie po shohin të gjitha hapësirat për të ndërmarrë një nismë konkrete lidhur me një hetim parlamentar për kryeparlamentaren Topalli. Burime pranë kësaj partie bënë me dije se pritet që gjatë ditës së hënë të depozitohet në Kuvend kërkesa e grupit parlamentar të PS-së për ngritjen e një komisioni hetimor për kryetaren Topalli. Mësohet se gjatë mbledhjes së djeshme ka qenë deputeti i PS-së Erion Braçe ai që ka bërë një propozim të tillë, i mbështetur nga pjesa tjetër e grupit. Ndërkohë po gjatë kësaj mbledhjeje deputeti Ben Blushi kërkoi që në seancën parlamentare të kërkohet sqarim mbi rrethimin e shtëpisë së deputetit Dashamir Peza.
Ditmir Bushati
Deputeti i PS-së Ditmir Bushati në emër të forcës politike që ai përfaqëson vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian për ndërmarrjen e reformave që kanë të bëjnë me konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, si e vetmja mënyrë që garanton demokratizimin dhe europianizimin e Ballkanit Perëndimor. “Ne e çmojmë apelin e komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule për zgjidhjen e krizës politike përpara se propozimi i Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë të shqyrtohet nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Pikërisht për këtë arsye Partia Socialiste i ka bërë të gjithë hapat e saj, duke pranuar kompromisin për hir të interesit të madh publik, që edhe transparenca të bëhet, edhe vizat të liberalizohen, edhe kushtet për reformat e integrimit të krijohen”, - deklaroi Bushati gjatë deklaratës së tij për shtyp.
Asllan Dogjani
Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin e saj për mungesën e profesionalizmit dhe tendencën e strukturave të Policisë së Shtetit lidhur me zhdukjen në mënyrë të papritur dhe në rrethana krejt të paqarta në fshatin Zapod të 6-vjeçares Bleona Mata. Deputeti i PS-së Asllan Dogjani gjatë një deklarate për shtyp akuzoi forcat e policisë se po bëjnë çdo përpjekje për ta sfumuar ngjarjen nëpërmjet deklaratave të ndryshme dhe shpeshherë kontradiktore vetëm e vetëm për t’i shpëtuar përgjegjësisë përpara opinionit publik. “Partia Socialiste i bën thirrje qeverisë që të vlerësojë sa më parë situatën e pasigurisë në vend, të marrë të gjitha masa e të përdorë të gjitha mjetet për zbulimin sa më të shpejtë të kësaj ngjarjeje të trishtueshme, gjetjen e Bleonës së vogël, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’u kthejë besimin banorëve të kësaj komune, qytetarëve të qarkut Kukës dhe prindërve të të gjithë Shqipërisë”, - vlerësoi deputeti socialist Dogjani lidhur me një çështje të tillë.