Celularët, ndryshojnë kontratat me abonentët
04/06/2010 Procedura
Ndryshojnë kontratat midis shoqërive të telefonisë dhe pajtimtarëve. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar së fundmi kontratat e reja tip, në përputhje me kërkesat e ligjit për Komunikimet Elektronike. Rudolf Papa, këshilltar ligjor i kryetarit të AKEP, deklaroi dje, se kontratat e reja garantojnë më shumë barazi mes palëve dhe më shumë mbrojtje për konsumatorin. Ai theksoi dje se të drejtat e pajtimtarëve do të jenë të njëjta, pavarësisht nëse e parapaguajnë apo e paspaguajnë shërbimin e marrë. Ligji i ri për Komunikimet Elektronike i miratuar në vitin 2008, përcaktonte kërkesa të reja për kontratat mes ofruesve të shërbimeve dhe pajtimtarëve, por për shkak të ndryshimeve të shumta në strukturat drejtuese të AKEP, kontratat e reja u miratuan vetëm në muajin maj të këtij viti. Në kuadër të punës së këtij institucioni, mësohet se duke filluar nga data 1 korrik Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shfuqizojë rregullimin e tarifave me pakicë për kompanitë celulare AMC dhe Vodafone Albania. Në vitin 2007, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve pati vendosur rregullimin e tarifave me pakicë për AMC dhe Vodafone Albania, në dy planet kryesore tarifore me parapagesë, Albakarta dhe Vodafone Card.