E Diel, 1 Nëntor 2026

Post-takimi i partive te vogla Rama diskutim me aleatet per reformen

Dy dite pas takimit te zhvilluar nga partive e vogla pjese e koalicioneve te djathta dhe te majta dje kreu i PS-se Edi Rama mblodhi nje tryeze me aleatet e forces qe ai drejton ku teme kryesore e diskutimit ishte reforma zgjedhore. Ne takim e djeshem ku pas nje mungese te gjate mori pjese edhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule aleatet i kerkuan kryesocialistit qe te marre parasysh kerkesat e tyre per disa ndryshime ne sistemin zgjedhor. Krahas Dules pjese e takimit ishin edhe kreu i PSD-se Skender Gjinushi kreu i PDS-se Paskal Milo kreu i PSV 91 Petro Koci dhe koordinatori i opozites Prec Zogaj. Dy dite me pare partite e vogla pjese e koalicioneve te djathta dhe te majta u mblodhen ne nje tryeze te perbashket ne kuader te reformes se ardhshme zgjedhore duke dale ne perfundim me nje qendrim te njejte e njekohesisht duke shpallur nje sere kerkesash ndaj dy forcave kryesore PD-se dhe PS-se. Me ane te nje deklarate te perbashket kreret e dhjete partive te vogla nder to ai i LSI-se Ilir Meta i PDIU-se Shpetim Idrizi i PR-se Fatmir Mediu i PDS-se Paskal Milo dhe ai i PSD-se Skender Gjinushi i kerkuan dy forcave kryesore qe te marrin parasysh propozimet e tyre per ndryshime ne reformen zgjedhore ku nje nder kerkesat kryesore te partive te vogla e artikuluar shpesh kohet e fundit ishte ajo per ndryshimin e sistemit aktual duke perfshire ne te korrektimin kombetar. Po ashtu pjese kryesore e listes se kerkesave te ketyre partive ishte edhe votimi elektronik e propozimi per perfshirjen ne sistemin elektoral te listave te hapura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›