E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS-se perjashton Islamin

Grupi parlamentar socialist votoi sot dhe përjashtoi nga radhet e tij deputetin Kastriot Islami. Vendimi u mor me katër vota kundër nga deputetët Arben Malaj, Tom Doshi, Azir Gashi dhe Marko Bello.

Ndersa deputetet Ben Blushi dhe Andis Harasani nuk moren pjese ne mbledhje. Mbledhja e grupit u mbajt me dyer te mbyllura ndersa deputeti Islami kërkoi qe ajo te ishte e hapur per mediat. Pas vendimit Islami deklaroi ne nje konference per shtyp deklaroi se ishte ndeshkuar sepse kishte mbrojtur Partine Socialiste.

Sipas Islamit, vendimi për përjashtim në mungesë të personit, në rastin konkret, në mungesë të tij, është një vendim i paprecedentë, autoritar dhe stalinist.

"Rama nuk do të ketë zëra kundër, pasi dëshiron ta forcojë pushtetin individual me aleatë satelitë. Kam tentuar ta shpëtoj Partinë Socialiste nga veprimet autoritare të kryetarit Edi Rama", tha Islami, duke shtuar se prej dy vjetësh është izoluar nga punët e partisë dhe Kuvendit.

Nderkohe pak minuta me pare deputeti socialist Taulant Balla njoftoi në një konferencë shtypi lidhur me vendimin e grupit të PS-së për përjashtimin e Islamit.

"Cregjistrimi bëhet për thyerje të vendimit politik të grupit në lidhje me votimin në kuvend për kandidaturën e Bujar Leskajt si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit", tha Balla. Duke folur në emër të grupit Balla theksoi se Islami nuk denjoi të ushtronte vullnetin politik të grupit kuvendor të PS-së dhe u largua nga salla e kuvendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›