E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS, sot adopton qendrimin e kryesise

Grupi parlamentar i Partise Socialiste do te vendose paraditen e sotme ne oren 11:00 se cfare qendrimi do te mmbaje per sesionin e ri parlamentar. Nderkaq, sic beri te ditur dhe kryetari socialist ne detyre, Edi Rama, grupit parlamentar do t'i propozohet qe te mbaje nje raport te kushtezuar me Parlamentin e Shqiperise. Por nje qendrim i tille duhet te konfirmohet me pare me votim nga grupi i kesaj partie. Midis te tjerash, mendohet te kete debate diten e neserme, ku do te shfaqen serish qendrime te ndryshme, si ne mbledhjen e Kryesise te zhvilluar mbremjen e djeshme. Nga ana tjeter, jane propozuar 3 mendime te ndryshme ne mbledhjen e Kryesise per t'ia paraqitur grupit parlamentar. Se pari eshte bojkoti i plote i Parlamentit, por qe nuk ka pasur mbeshtetje. Se dyti, ka te beje me mosbojkotimin e Parlamentit, duke shkuar ne cdo seance qe me forcen e numrave te mund te bejne nje opozite te forte dhe kjo eshte perkrahur nga ato sic njihen ne PS, kundershtaret e Edi Rames. Nje propozim i trete, i cili eshte bere nga ky i fundit, ka te beje me raportin e kushtezuar, qe do te thote paraqitja ne parlament per betimin dhe pastaj leximin e kerkesave e mosparaqitje deri ne plotesimin e tyre nga ana e mazhorances. Por, ka shume gjasa qe propozimi i Rames do te mund te marre mbeshtetjen e duhur per te rrugen politike qe do te ndiqet ne parlament nga ana e grupit parlamentar socialist.

Batutat ne kryesine e PS

Rama: Jam per marredhenie te kushtezuar ne parlamentin e Shqiperise.

Blushi: Nuk mund te kemi marredhenie te kushtezuar me kete parlament, qe per mendimin tim mund te cilesohet si bojkot. Ti po i vendos kushtet vetem e vetem qe te negociosh me Sali Berishen.

Rama: Nuk e kam permendur asnjehere bojkotin.

Blushi: Kete gje do ta perdoresh per interesat e tua, nje pjese e mire e anetareve te Kryesise nuk e mendojne ne kete menyre, nuk jane te qarte dhe duhet ta dine kete ceshtje. Duhet te sqarosh cfare do te besh me tutje ? Cfare vije politike do te ndjekesh? Kush jane delegatet e Tropojes ne Kongres qe kane kerkuar bojkot, na e thuaj?

Malaj: Ne munde ta bejme shume mire luften ne parlament, kemi votat e duhura per te bere nje lufte politike.

Rama: Te shkohet qe te behet betimi dhe pastaj te largohet.

Blush: Nuk ka nevoje qe te behet kjo sa per te marre rrogen deputeti, nuk behet politika keshtu, nese duhet qe te dalim te gjithe bashke duhet te heqesh dore nga Bashkia dhe te behemi te gjithe bashke e te dalim para popullit.

Malaj: Zoti Rama, ti s'duhet te jesh ne karrigen e kryetarit, pasi je pa mandat, madje nuk je as anetar kryesie.

Rama: Kete mbledhje e kam thirrur une dhe jam kryetar ne detyre.

Malaj: Meqenese je kandidat per kryetar, duhet te kishe thirrur dhe kandidatin tjeter, Maqo Lakrori

Kushtet qe pritet te vendosen per te hyre ne Kuvend

1. Hapja e kutive ne zonat e pretenduara nga Partia Socialiste se mund te ndikohet ne ndryshimin e rezultatit, ku pretendohet se ka pasur manipulime dhe mos perfaqesim te vullnetit te votuesve.

2. Ngritja e komisionit te posacem parlamentar ad-hoc, per ceshtjen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, ku opozita te kete kompetenca te plota per materialin zgjedho

3. Do te kerkohet heqja e ndikimit nga ana e qeverise mbi drejtesine, duke sjelle si rast Kolegjin Zgjedhor, me vendimet e saj per ankimimet mbi procesin e zgjedhjeve.

4. Kthimi i punonjesve te administrates qe jane shkarkuar per motive politike sepse jane bere pjese te fushates se Partise Socialiste ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Blushi: "Bojkoti, nje ngarkese e Rames per te negociuar me Berishen jashte Parlamentit"

Anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Ben Blushi, vleresoi vendimin e kryesise per t'u mos u paraqitur ne Kuvend deri ne plotesimin e kushteve, si nje veprim per te forcuar rolin e Rames per te negociuar me Sali Berishen. "Bojkoti eshte nje alibi i Edi Rames per te relativizuar humbjen. Eshte nje ngarkese e Edi Rames per te negociuar me Sali Berishen jashte Parlamentit te Shqiperise", u shpreh dje Ben Blushi. Ai thote se i ka kerkuar Rames te jete i qarte dhe te shprehet per kushtet e tyre, per fat te keq nuk dinte asgje. Sipas tij, nese duhet te hapin kutite dhe te verifikojme se cfare ka ndodhur, kjo gje mund te behet vetem ne sallen e parlamentit. "S'mund te kete hetim jashte salles se parlamentit", theksoi Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›