E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori: Me Ramen, debat televiziv

Denis Dedej

Kandidati per postin e kryetarit te Partise Socialiste, Maqo Lakrori, i ka kerkuar dje rivalit te tij, Edi Rama, qe te paraqese programin e tij dhe te ballafaqohen sebashku ne nje debat televiziv. Nepermjet nje deklarate per shtyp, Lakrori beri te ditur detajet mbi procesin e konkurrimit per detyren e kryetarit te partise dhe lidhur me pjesemarrjen e grupit parlamentar socialist ne punimet e parlamentit. Po keshtu, ai thote se ka nisur takimet me strukturat e Partise Socialiste ne Tirane dhe ne cdo rreth te Shqiperise, sipas nje programi te hollesishem. "Platforma me te cilen konkurroj, eshte botuar ne formen e nje broshure dhe do te shperndahet ne gjithe strukturat e partise. Ftoj edhe konkurrentin tim, zotin Rama, qe te botoje edhe ai platformen e vet", drejtoi ftesen, Maqo Lakrori, ne drejtim te rivalit te tij. Ai shprehu gatishmerine qe krahas takimeve te pavarura te secilit, te paraqiten sebashku ne te 12 qarqet e vendit, ne takime te perbashketa me perfaqesues socialiste ne cdo bashki e komune, te parashtrojne secili platformen dhe argumentet e veta dhe t'u pergjigjen pyetjeve te pjesemarresve. "Jam i gatshem gjithashtu qe une dhe konkurrenti im, te zhvillojme nje debat perfundimtar publik live ne TV, nje ose dy dite perpara votimit te 26 shtatorit", beri te ditur zyrtari socialist. Sipas tij, ky nuk eshte procesi i dy individeve qe konkurrojne per nje detyre, por eshte proces i Partise Socialiste dhe njekohesisht eshte edhe i gjithe shoqerise shqiptare. Lakrori ftoi cilindo te interesuar qe fillimisht te analizoje e te krahasoje platformat e konkurrenteve dhe veprimtarine e tyre te derisotme ne jeten politike te Shqiperise. Nje tjeter pike e deklarates se tij ishte dhe ceshtja shume e diskutuar mbi pjesemarrjen e Grupit Parlamentar Socialist, ne punimet e parlamentit. "Parlamenti eshte vendi ku perfaqesuesit e PS duhet te zhvillojne betejen politike per te gjitha ceshtjet, duke filluar nga qendrimi per zgjedhjet e 28 qershorit, te cilat Kongresi yne i cilesoi me legjitimitet thellesisht te cunguar, e deri tek realizimi i nje opozite me kritike te argumentuar dhe alternativa e zgjidhjeve, per cdo ceshtje", deklaroi Maqo Lakrori. Ai tha se kjo rruge eshte e veshtire, eshte shume me e veshtire se sa bojkoti, sepse kerkon profesionalizem dhe qendrueshmeri. Por, sipas tij, eshte e vetmja rruge i shpie socialistet, drejt objektivave te tyre politike, duke perfshire edhe ligjerimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, si zgjidhja e vetme racionale e problemeve qe shkaktoi dhe njekohesisht evidentoi rezultati i 28 qershorit 2009. "Bazuar ne kete qendrim strategjik dhe ne funksion te tij, mund te ndertohen edhe taktikat e veprimit te perditshem parlamentar", perfundoi fjalen e tij, kandidati per kreun e PS, Maqo Lakrori. Pas doreheqjes se Arben Malaj nga kandidimi per kreun, tashme mbeten dy kandidate, Lakrori dhe Rama per tu perballur midis tyre.

Pikat e Platformes "Lakrori"

Ndryshimet ne statut

1. Parti e majte demokratike.

2. Parti elektorale dhe funksionale.

3. Ndarja perfundimtare nga kulti politik i individit.

4. Drejtim kolegjial dhe pune ne ekip, ne cdo nivel organizativ te PS.

5. Konkurrim i hapur politik per cdo detyre perfaqesuese politike.

6. Mendimi zyrtar dhe mendimi ndryshe.

7. Socialistet ne emigracion.

8. Rishikime te tjera.

9. Simbolet e PS.

10. Aleancat me partite e tjera te majta.

Ndryshimet ne program

1. Program i majte demokratik.

2. Shtet solidar me shtetasit e vet.

3. Programet qeverisese kombetare dhe vendore.

Rishikim, riformulim i majte modern perendimor.

5. Pragmatizmi i majte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›