E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS vendos: Përjashtohet Kastriot Islami

TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së ka vendosur perjashtimin e deputetit Kastriot Islami.

Vendimi eshte marre gjate mbledhjes se mbajtur me dyer te mbyllura, pavaresisht kembenguljes se vete Islamit per nje mbledhje te hapur e me pranine e mediave.

Mesohet se kater deputete kane qene kunder perjashtimit te Kastriot Islamit, ndersa dy kane abstenuar. Mes votave kunder perjashtimit kane qene deputetet, Arben Malaj, Marko Bello, Tom Doshi dhe Artan Gaçi.

Ne mbledhje mesohet se nuk kane qene te pranishem deputetet, Ben Blushi dhe Andis Harasani, nderkohe qe votat abstenim mesohet te kene qene te Pandeli Majkos dhe Et’hem Rukes.

Islami: Do shpreh qendrimin tim në Kuvend

Pas vendimit, Islami ka deklaruar per mediat, se i gjendur ne befasi per kete vendim, qe iu njoftua nga deputeti Taulant Balla ka ftuar median ne oren 14.30, ne Kuvend, per te bere me dije qendrimin e tij, ate qe kishte pergatitur per mbledhjen e grupit.

Më vë në dijeni Taulant Balla që më thotë se është diskutuar dhe është vendosur që kjo dhe të gjitha mbledhjet si kjo do të bëhen me dyer të mbyllura. Kjo është ngjarje shumë speciale, e rrallë për politikën shqiptare, e pamundur për politikën e vendeve demokratike. Unë nuk e konsumoj qëndrimin tim në një sallë të mbyllur, do ju ftoja në 14.30 te Kuvendi për të dhënë qëndrimin tim të përgatitur për mbledhjen e grupit. Nuk isha përgatitur këtë opsion, që të jem i sinqertë, ndaj më duhet të organizoj vendin në Kuvend meqë ai është vendi i dytë pas PS ku unë të them mendimin tim- tha Islami.

Deputetët socialistë, të konsultuar dhe nga kreu i PS-së, Rama, kanë mësuar se sot do të ketë një propozim konkret për të çregjistruar nga grupi deputetin Islami, i cili seancën e fundit parlamentare u largua dhe nuk mori pjesë në votimin e Bujar Leskajt për kreun e KLSH-së.

Sinjalin e parë për këtë masë e dha lideri socialist Edi Rama, ditën e premte, në mbledhjen e parë të kryesisë, ku kërkoi zbatimin e statutit për të gjithë ata që shkelin vendimet politike të grupit parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›