E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Turp nënshtrimi ndaj rekomandimeve helene

Pas deklaratës së ardhur nga ministri i Jashtëm grek, Stavros Dimas i cili ka shprehur shqetësim për mosrespektim të minoritetit grek gjatë procesit të censusit në Shqipëri, menjëherë ka reaguar Aleanca Kuq e Zi.

Sipas saj, rekomandimi i 13-të i Athinës nuk u zbatua me sukses nga qeveria e gjynjëzuar, ndërsa ka shtuar se marrëveshjet e izoluara me Greqinë nuk do të jenë të suksesshme.

Me anë të një deklarate për shtyp, Aleanca Kuq e Zi ka vënë në dukje se minoritetet greke në Shqipëri janë të privilegjuara ndërsa shqiptarët në Greqi janë të diskriminuar.

Turp nënshtrimi ndaj rekomandimeve helene. Ne denoncuam, kundërshtuam dhe bojkotuam censusin, i cili është përgatitur nga qeveria greke dhe u zbatua nga qeveria shqiptare. Shqiptarët vriten brutalisht në Greqi dhe qeveria hesht ndaj makabriteteve ndaj shqiptarëve, thuhet më tej në deklaratën e AK-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›