E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami:Rama autoritar,kundër të majtës së bashkuar

TIRANË- Përballje të dy projekteve, atë të Ramës dhe atë të së majtës të bashkuar. Keshtu e ka quajtur atë që ndodhi dhe përjashtimin e tij nga Grupi i PS-së, deputeti Kastriot Islami në një reagim pas vendimit të grupit për cregjistrimin e tij.

Nga kryesia e Kuvendit, Islami është shprehur për mediat, duke mbajtur të njëjtën fjalë që kishte dashur ta mbante në mbledhjen e grupit të PS, ku nuk pranoi të ishte i pranishëm, meqenëse ajo u bë e mbyllur pa praninë e medias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›