Lunaçek:Njohja e Kosovës dhe nga 5 vendet e BE-së
Pesë vendet e Bashkimit Europian, duhet të njohin pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse e kanë bërë 22 vende të tjera.
Ka qënë ky propozimi i ardhur nga Eurodeputja austriake, raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek, ku i është drejtuar pesë vendeve anëtare të BE-së: Greqisë, Qipros, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një interviste, Lunacek ka deklaruar se shpreson që në një të ardhme të afërt, Serbia ta njohë Kosovën, por më parë, këtë veprim duhet ta ndërmarrin pesë vendet evropiane që ende nuk e kanë bërë.
“Kosova është një shtet i ri dhe se perspektiva e saj bashkë me atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Kur kjo të ndodh, rëndësia e kufijve nuk do të jetë më ajo që ka qenë deri më tani”, tha më tej ajo.