SHBA, kërkohet hetim i plotë ndaj Google
Senatorët amerikanë i kanë kërkuar Komisionit Federal për Tregtinë për një hetim të plotë ndaj Google. Senatorët besojnë se Google u jep prioritet produkteve të vetë në rezultatet e kërkimit.
Ne besojmë se Google ka lidhje me praktikën e kërkimeve ku i jep përparësi produkteve të saj. Kjo është një shkelje e rëndë e konkurrencës, thuhet në letrën e senatorëve.
Ata kanë kërkuar që të thirren drejtues të kompanisë për të dhënë shpjegime mbi këtë problem që dëmton konsumatorët dhe konkurrencën e industrisë.
Google është motori kryesore i kërkimeve në botën e internetit dhe pozicion i saj është gati monopol pavarësisht se në këtë fushë operojnë edhe kompani të tjera si Yahoo, Bing, Altavista etj etj.