Grupi i PS vendos sot për Presidentin
TIRANE- Deputetët socialistë pritet të diskutojnë sot, në mbledhjen e grupit parlamentar, qëndrimin që ata do të mbajnë në seancën e ditës së mërkurë ku do të votohet për Presidentin e ri të vendit. Deri mbrëmë socialistët nuk kishin vendosur ndonjë strategji nëse do të jenë në sallë dhe nuk do të votojnë apo nëse do të bojkotojnë votimin e parë.
PS deri më tani nuk ka lakuar asnjë emër kandidati, veç se ka këmbëngulur që të ketë një proces dialogu. Në negociatat e fundit të ditës së dielë, përfaqësuesit socialistë u paraqitën me 4 pika për një pakt me PD-në që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, parlamentare, heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë e në fund edhe me zgjedhjen konsensuale të Presidentit. Mirëpo këto janë marrë si kushte nga pala tjetër.
(ma.ar/BalkanWeb)