E Diel, 1 Nëntor 2026

Liami i BB: Do e marrim shtruar dasmën, duhet të jemi me këmbë në tokë

TIRANE- Kanë qenë të shumtë në numër të pakënaqurit për humbjen e Liamit. Shumë e konsiderojnë si fituesin e vërtetë të “Big Brother”. Ai vetë duket se e ka marrë humbjen me sportivitet dhe vetëm buzëqesh e bën batuta.

Vetëm se fjalia e Liamit lidhur me fitoren pas daljes nga shtëpia nuk ka qenë aspak batutë. “Nuk kam fajësuar publikun për humbjen time, siç kanë thënë disa. Unë kam thënë drejtpërsëdrejti që n.q.s Arbëri ka arritur diku, mendimi im pa u keqkuptuar është se e ka ndihmuar fakti që është votuar në bllok nga Kosova. Unë kam aq shumë njerëz që më duan, më ndalojnë në rrugë e më përqafojnë. Më duhet të marr një makinë me qira sepse e kam të vështirë të eci në rrugë”. Sa i përket dasmës me Evelinën, Liami thotë se duhet marrë shtruar.

Ai sqaron se propozimi live nuk ishte arsyeja që e votuan. “Unë u vlerësova sepse i kam thënë gjërat siç më kanë ardhur nga stomaku, jo nga Evelina”. Ndërkohë e dashura e tij thotë se për të surpriza ishte shumë e bukur, se i pëlqen Tirana, ndërtesat, njerëzit i duken miqësor dhe ndoshta mund të ndodhë që të jetojnë këtu. Liami tregoi se ka ndërmend të vazhdojë punën dhe karrierën e tij duke provuar edhe në Shqipëri ndërkohë që ka marrë një ofertë pune në Norvegji, më saktësisht në Oslo.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›