E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat për presidentin, takohen sot Berisha dhe Dule

TIRANE- Negociatat për kreun e ri të shteti do të vazhdojnë me një takim të kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PBDNJ-së,Vangjel Dule. Siç mësohet, takimi me Berishës dhe Dules pritet të zhvillohet të martën në orën 09:40, në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është takuar më parë edhe me të vetëofruarin kandidat për president, Fatos Nano, duke i dhënë mbështetje këtij të fundit.

Një ditë më parë negociatorët e mazhorancës, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho u takuan me të deleguarit e Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri.
Takimi mori një rrjedhë tjetër pasi PS paraqiti një platformë katërpikëshe për një tryezë me partitë parlamentare.

Ndërsa po i afrohemi votimit të parë në parlament, më 30 maj, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ende nuk ka hyrë në fazën e emrave konkret.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Svoboda: Presidenti, të ketë besim nga dy palët

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›