E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS, votë kundër Bujar Leskaj

Ashtu siç paralajmëroi kreu i Partisë Socialiste Edi Rama , grupi i PS-së ka dhënë votën kundër kanditatit për KLSH, Bujar Leskaj. Ky vendim erdhi pas një mbledhje të grupit vendor socialist, të cilët rikonfirmuan dhe një herë qëndrimin kundër Leskaj.

Krahas kësaj është paralajmëruar qartazi mosthyerja e rregullores së grupit, duke sheshuar kështu çdo të papritur që do të sillte votë në favor të kandidaturës së Leskaj, i dekretuar nga vetë Presidenti Topi.

Një ditë më parë grupi parlamentar demokrat dha mbështetjen e tij për emrin e Bujar Leskajt si kreu i ri i KLSH-së. Kandidiatura e ish deputetit demokrat u hodh në diskutim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar menjëherë pas pjesë së hapur për median. Bujar Leskaj ka marrë pëlqimin e ish kolegëve të tij dhe të shefit të mazhorancës dhe pritet që ky pëlqim të konkretizohet me votë që nga diskutimi në komsisionin e ekonomisë dhe më pas në seancën plenare.
 

Kjo do të thotë se pavarësisht votës kundër, të deklaruar nga opozita për Leskajn çështja e 71 votave pro duket se është e zgjidhur.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›