Privatizimi i Albpetrolit, debate në komisionin e ligjeve

Çështja e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore përplas mazhorancën dhe opozitën në komisionin e ligjeve.
Deputetët e PS-së kanë pasur qëndrime krejtësisht të kundërta lidhur me privatizmin e Albpetrol-it , ku opozita është shprehur hapur kundër këtij hapi të ministrisë së ekonomisë.
Sipas deputetit Fatmir Xhafa ky procesi privatizimit të Albpetrolit ka dritëhije dhe pas tij fshihen afera korruptive.
Ministria e ekonomisë parashikon që me privatizimin e Albpetrolit të sigurohen investime private në zhvillimin e sektorit të naftës si dhe të pëmirësohet teknologjia dhe sistemet e menaxhimit në këtë sektor.
Sipas këtij ligji parashikohet që nëpërmejt transferimit në masën 100 përqind tek të tretët të së drejtës së pronësisë së aksioneve të kapitalit të shoqërisë.