Minatorët e Bulqizës, nisin nesër punën

Minatorët e Bulqizës pritet të rifillojnë punën ditën e nesërme. Ky ka qenë vendimi i marrë gjatë mbledhjes së organizuar ditën e sotme me prezencë të minstrit të ekonomisë Nasip Naço, përfaqësuesve të kompanisë koncesionare ACR, Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, AKBN-së dhe përfaqësues të sindikatës së minatorëve të Bulqizës.
Sipas tyre, nesër pritet të fillojë puna në nivelin e 12. 13. 14 dhe 15 të galerisë, pas ndërprerjes së punës që prej fillimit të muajit tetor kur një minator humbi jetën pas shpërthimit me gaz metan.
Në mbledhje u diskutua që minatorët të paguhen 100% dhe të shpërblehen njëkohësisht edhe me pagën e 13-të brenda datës 25 dhjetor.