Grupi i inxhiniereve Pse nuk monitorohet koncesioni i bakrit
Nje grup inxhinieresh te industrise minerare kerkojne nga Ministria e Ekonomise monitorimin e koncesionit te industrise se bakrit. Permes disa shkresash drejtuar qeverise shqiptare METE-s por edhe organeve te drejtesise ata paralajmerojne per demet qe po i shkaktohen ekonomise kombetare dhe kerkojne zbatimin e ligjit per ushtrimin e aktiviteteve koncesionare. Permes nje letre drejtuar zotit Berisha ata kerkojne futjen ne filter dhe verifikimin ne detaj ne ligjit per koncesionin ne sektorin e industrise se bakrit pezullimin e aktivitetit te koncesionarit ne vendburimin polimetalor te Munelles mbajtjen nen kontroll te ecurise se koncesionit dhe pezullimin e demolimit te uzines se Bakrit ne Rubik. Pas asgjesimit te uzines se vjeter ne Rubik radhen e ka uzina e re e cila ka kaluar ne procedure shitje dhe pritet qe te behet asgjesimi i saj gje qe shenon rrenimin perfundimtar te industrise se pasurimit dhe prodhimit te bakrit blister ne Shqiperi pas me shume se 75 vjetesh.
A monitorohet koncesioni
Me gjithe alarmet e dhena me pare nga specialistet per humbje deri ne qindra milione dollare ne shfrytezimin e burimit polimetalor te Munelles dhe menyres se pasurimit te bakrit pa respektuar ligjin per koncesionin dhe marreveshjen e nenshkruar mes qeverise dhe kompanise Ber-Oner. Kesaj thirrjeje iu bashkua edhe ish-ministri i Ekonomise Viktor Doda i cili ne nje interviste per gazeten Albania kerkoi qe te monitorohet respektimi i marreveshjes nga koncesionari i bakrit ne vendin tone. Por ishte vete ministri Prifti i cili deklaroi se do te futen ne filter te gjitha marreveshjet koncesionare. Ndonese jane penalizuar disa kompani qe ushtrojne aktivitetin ne industrine minerare serish nuk ka pasur asnje nisme per verifikimin e menyres se shfrytezimit dhe pasurimit te bakrit nga firma qe ka ne koncesion minierat e Munelles dhe Lak-Rroshit.
Koncesioni i bakrit
Permes Ligjit Nr. 8761 date 02.04. 2001 eshte miratuar Marreveshja e koncesionit e formes BOT ndermjet ish-Ministrise se Ekonomise Publike dhe Privatizimit sot METE dhe shoqerise turke Ber - Oner per disa objekte te industrise se bakrit dhe te kromit si dhe dhenien e disa stimujve dhe garancive per koncesionarin e kesaj marreveshje. Permes saj jepeshin me koncesion objektet kryesore te industrise se bakrit qe OSHA organ i autorizuar nga Keshilli i Ministrave ia beson koncesionarit per te realizuar rehabilitimin modernizimin financimin dhe shfrytezimin e tyre e transferimin e investimit te kryer ne fund te periudhes. Sipas marreveshjes firma merrte ne dorezim minierat e Munelles te Lak-Rroshit Karmes Vllahes Perollajt Golajt fabrikat e pasurimit te Fushe-Arrezit Mjedes Golajt uzinen e bakrit ne Rubik fabrikat e shkrirjes dhe rafinimit dhe impiantin e tharjes dhe fraksionimit te skorieve ne Shengjin objekt i uzines Rubik. Kompania do te realizonte investimin prej rreth 20 milione dollaresh per rehabilitimin e objekteve te industrise se bakrit sipas tri fazave te ndervarura nga njera-tjetra te cilat do te duhej te perfundonin brenda vitit 2006 duke realizuar ciklin e plote te perpunimit ne vend te pasurise natyrore. Pas dy viteve te para koncesionari ishte parashikuar qe te kalonte ne eksportues te produkteve finale te metaleve si baker ar argjend selen skorie furre etj.
Situata sot
Grupi i inxhiniereve konstatojne se ecuria e zbatimit te kesaj marreveshjeje shoqerohet me shkelje te elementeve te saj te kerkesave te ligjit per koncesionet ne industrine minerare si dhe legjislacionin ekonomiko-financiar ne teresi. Me kete ecuri kjo kompani po keqperdor pasurine e dhene per zhvillim ne dem te interesave publike te pronarit-shtet - thuhet ne letren derguar kryeministrit Berisha. Sipas tyre kompania koncesionare nuk ka zbatuar strukturen dhe nivelin e investimeve te miratuara si ne vlere dhe ne afatet kohore te projektit ka marre ne dorezim dhe ushtron aktivitetin vetem ne dy objekte minerare Munelle dhe Lak-Rosh perfshire fabriken e pasurimit ne Fushe-Arrez objekt prane ketyre dy vendburimeve si dhe impiantin e tharjes dhe fraksionimit te skorieve ne Shengjin. Specialistet konstatojne se jane lene jashte marreveshjes shumica e objekteve si miniera e Karmes fabrika e pasurimit ne Mjede dhe uzina e bakrit ne Rubik e cila po asgjesohet.
Puna e kesaj kompanie eshte perqendruar ne shfrytezimin selektiv te minieres se bakrit ne Munelle vendburimit me te madh te zbuluar deri tani ne vendin tone me rreth 9 milione rezerva bakri - thuhet ne leter. Sipas projektit Ber-Oner do te bente perpunimin e trupit te pasur direkt ne shkrirje ne uzinen e bakrit ne Rubik.
Ekspertet pohojne se kompania nisur nga interesa te ngushte ekonomike ka menjanuar perpunimin ne shkrirje ne Rubik duke u orientuar ne pasurim te ketij trupi minerar e dalje direkt ne eksport me koncentrat bakri. Ne leter shkruhet se ka nje keqtrajtim te kesaj pasurie ne procesin e pasurimit per faktin se arrihen tregues shume te ulet tekniko- ekonomike shkalle perfitimi te bakrit 65 - 70 nga 85 qe duhej sipas marreveshjes se percaktuar. Metalet e cmuara si ari dhe argjendi shfrytezohen 20-25 ndersa zinku se bashku me pjesen tjeter te bakrit arit dhe argjendit kalojne ne masen sterile si mbetje te procesit te pasurimit. Inxhinieret pohojne se deri me tani koncesionari ka shfrytezuar rreth 600 mije tone mineral te pasur duke realizuar perfitim te rreth 110 mije toneve koncentrat bakri per eksport.
Humbjet nga keqperdorimi
Specialistet pohojne se deri tani i jane shkaktuar deme kolosale pasurise kombetare. Nga perpunimi me tregues shume te ulet teknike per rreth 60 te rezervave te trupit te pasur polimetalor megjithese kompania fiton ne menyre te ndjeshme demi i krijuar rezulton i larte sepse nuk perfitohen rreth 5800 tone metal bakri e konvertuar me rreth 29 mije tone koncentrat bakri rreth 1650 kg ar 27 300 kg argjend rreth 25 000 tone koncentrat zinku. Demi ne total i ketyre zerave arrin ne rreth 923 milione dollare. Po ashtu shfrytezimi joefektiv i dy burimeve ne Munelle dhe Lak-Rroshi i kushton shtetit nje dem prej 150 milione dollaresh. Ne morine e demeve specialistet rendisin edhe faturen prej 15 milione dollaresh te shkaktuar nga prishja e infrastruktures se uzines se bakrit ne Rubik. Koncesionari ka pasur edhe lehtesira fiskale te cilat llogaritet se i faturohen shtetit si humbje ne 35 milione dollare. Nje tjeter humbje eshte edhe mosrespektimi i marreveshjes per punesimin e 600 personave ne te gjitha hallkat qe nga shfrytezimi deri ne pasurim dhe shkrirje. Shqetesimi me i madh i specialisteve eshte humbja e nje rezerve prej 8 milione tone mineral ne Munelle i cili thuhet se eshte menjanuar nga koncesionari pasi po perdor trupin e pasur.
Eshte per te ardhur keq se pasi u hartua ne vitin 2006 strategjia 15-vjecare e industrise minerare pjese e Strategjise Kombetare per Zhvillim miratuar me vendim qeverie shume shpejt ajo u shkel - thone specialistet. Pjese e kesaj shkeljeje jane shkaterrimi i industrise perpunuese dhe shkrirese duke demoluar thuajse te gjitha objektet me justifikimin e ndotjes qe shkaktojne ne mjedis. Ne vitin 2005 kompania qe ka marre bakrin me koncesion u pezullua perkohesisht por me pas ajo vijoi punen dhe nuk ka te dhena nese jane ushtruar kontrolle apo monitoruar si koncesion me gjithe deklarimet e dhena nga Ministria e Ekonomise disa muaj me pare.
KERKESAT
1-Pezullim te aktivitetit te kompanise ne pasurim minerali te vendburimit polimetalor te Munelles deri ne nje vendimmarrje objektive.
2- Kontroll te ecurise se ketij koncesioni nga fillimi deri tani.
3- Monitorimin dhe rivleresimin e marreveshjes se koncesionit per objektet e industrise se bakrit bazuar ne ligjin per koncesionet dhe ligjin minerar percaktim te demit te krijuar nga moszbatimi i saj penaliteteve per zhdemtim etj.
4- Pezullimin e demolimit te uzines se Bakrit ne Rubik shfuqizimin e procedurave per kete qellim mbajtje ne konservim nen monitorimin e vete Ministrise nga vlera e mallit gjendje e trajtim te ketij objekti domosdoshmerisht si pjese e marreveshjes se koncesionit natyrisht me ftese investitoresh serioze.
PROBLEMET PER VERIFIKIM
Te merren te dhena per projektin fillestar te paraqitur ne periudhen 1999-2000
Si ka qene skema e propozuar per tu dhene me koncesion
Te shikohet Marreveshja e miratuar nga Kuvendi me anekset e saj
Te shikohen detyrimet sipas ligjit per koncesionin
Te verifikohet ecuria e saj nga periudha e marrjes ne dorezim deri me sot
Te shikohen procedurat per demolimin e uzines se Rubikut
Te shikohen punimet per fillimin e shfrytezimit te Munelles
Te merren te dhena nga Munella e Fushe-Arrezi per cilesine e mineralit e cilesine e koncentratit e dambes
Te merren te dhena per treguesit e rikuperimit ne pasurim nga viti 2004 gusht deri tani per bakrin zinkun arin argjendin etj.
Te verifikohen te dhenat me doganen si eshte kaluar koncentrati me analizat e plota per baker zink ar argjend etj.
Te shikohet si eshte paguar renta minerare sipas ligjit etj.
Te shikohet nga ekspertet raporti fitim i shtetit dhe kompanise
Te kerkohet dokumenti qe ka miratuar edhe qeveria ne korrik 2006 per Strategjine 15-vjecare te Industrise minerare
Te investigohet rruga e ndertimit te Landfillit ne Rubik
Te shihet si jane zbatuar marreveshjet kolektive te punes me punonjesit
20 Gusht 2010