Newsweek Shqiperia me e mira mes vendeve te varfra
Shqiperia listohet mes vendeve me te varfra me standardet me te mira. Nje klasifikim i tille eshte bere nga revista e njohur Newsweek e cila publikoi dje indeksin e vendeve me te mira per te jetuar. Mes 100 shteteve Shqiperia klasifikohet ne vendin e 57-te. Per realizimin e ketij indeksi jane marre ne konsiderate elemente te tilla si edukimi shendeti cilesia e jetes dinamizmi ekonomik dhe mjedisi politik. Ekspertet e ketij indeksi kane perdorur nje sistem vleresimi me pike. Vendi yne ka marre 62.56 pike. Ne tabelat e shkrimit jane te dhenat e indeksuara sipas sektoreve si dhe renditja e 11 vendeve me standardet me te larta.
Shqiperia
Shqiperia rrallehere eshte teme e vecante e mediave boterore dhe nuk ben pjese si model per shtetet tjera por te dhenat flasin per nje progres krahasuar me shtetet qe kane te njejtin stad zhvillimi me te. Ne mes te grupit te shteteve te varfra vendi yne klasifikohet si me e mira ne arsim shendetesi dhe kualitet te jetes. Nga te dhenat e eksperteve te Newsweek problemet me te medha vendi yne i ka me dinamizmin ekonomik i cili listohet si treguesi me i ulet mes fushave te marra ne shqyrtim. Pothuajse 99 e shqiptareve jane te shkolluar dhe dine te lexojne edhe pse jane shtetas te nje nder shteteve me te varfra ne Europe. Meshkujt shqiptare jetoje mesatarisht deri me 78 vjec ndersa grate deri ne 81 vjec. Sipas specialisteve kjo eshte nje statistike impresionuese krahasuar edhe me vende te tilla si Gjermania ku mosha mesatare arrin deri ne 79 vjec.
Klasifikimi
Finlanda eshte vendi me i mire per te jetuar ndersa pas saj vijne Zvicra dhe Suedia. Australia radhitet ne vendin e katert Luksemburgu ne te pestin. Pas tyre vijne Norvegjia Kanadaja Holanda Japonia dhe Danimarka. Shtetet e Bashkuara radhiten ne vendin e 11-te. Kriteret qe kane percaktuar listen jane arsimi shendetesia cilesia e jeteses dinamika e sistemit ekonomik dhe mjedisi politik. Shqiperia klasifikohet me progres krahasuar edhe me disa vende te rajonit.
Vodafone Card prezanton paketen javore te komunikimit per abonentet
Vodafone ofron me teper mundesi komunikimi per klientet e vet. Burimet zyrtare te kesaj kompanie njoftuan dje nje tjeter surprize per te gjithe abonentet Vodafone Card te cilet mund te kompletojne nevojat e tyre per komunikim permes paketes se kombinuar javore me minuta mesazhe dhe internet me nje cmim qe veshtire te konkurrohet. Me oferten e re te paketes se kombinuar javore per abonentet Vodafone Card 30 minuta bisede me cdo numer kombetar 30 SMS kombetare dhe 50 MB internet kushtojne vetem 400 leke me TVSH. Paketa javore e minutave mesazheve dhe internetit mund te blihet duke telefonuar 131 apo duke hyre ne menune 123 dhe duke ndjekur udhezimet perkatese. Koha minimale e bisedes se tarifuar per minutat e paketes eshte 30 sekonda dhe me pas zbatohet tarifimi per sekonde.
INDEKSI SIPAS SEKTOREVE
Fusha vendi piket
Shendeti 52 71.02
Cilesia e jetes 53 67.92
Dinamizmi ekonomik 81 34.09
Mjedisi politik 56 58.67
RENDITJA
Finlanda
Zvicra
Suedia
Australia
Luksemburgu
Norvegjia
Kanadaja
Holanda
Japonia
Danimarka
SHBA
Gjermania
VLORE - Termocentrali i Vlores ka pezulluar testimet per fillimin e prodhimit te energjise per shkak te demtimit ne dy vende te tubacionit shkarkues ne det. Per kete shkak projekti 120 milione eurosh nuk do te prodhoje energji deri ne zgjidhje te problemit qe KESH-i ka me kompanine italiane ndertuese e objektit dhe financuesit Bankes Boterore. Keta te fundit hezituan te nderprisnin financimin por u deshen provat me pamjet filmike te palombareve qe vertetonin carjen e tubit qe mundeson levizjen e ujit per ftohje. Pas lajmit te publikuar ne media drejtori i Pergjithshem i KESH-it i dergon ministrit te Financave Ridvan Bode dhe ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes Dritan Prifti nje leter ku ve ne dijeni per situaten e krijuar. I shqetesuar per demin e krijuar drejtori i ri i KESH-it Engjell Zeqo kerkon nga dy ministrat qe te nderpriten menjehere testimet dhe te ndalet financimi per kompanine italiane. Ne leter thuhej se demtimi i tubit rrezikon ujerat e detit Jon pasi ne te shkarkohen mbetjet e TEC-it.
Demiraj Eurobondi mbetet i hapur edhe per vitin tjeter
TIRANE - Drejtori i menaxhimit te Borxhit Publik Xhentil Demiraj tha dje se qeveria nuk parashikon te emetoje nje tjeter bono thesari te dominuar ne euro ne tregun vendas. Rishikimi i buxhetit ka nje impakt pozitiv ne situaten e borxhit publik jo vetem per vitin ne vijim por edhe ne plan afatmesem makroekonomik. Kjo do te thote se duke ulur deficitin buxhetor per 2010-n nevoja per huamarrje per te financuar buxhetin ulet dhe ky reduktim arrin ne 11 miliarde leke - tha ai. Lidhur me vendimin per eurobondin Demiraj tha se vazhdojme ta konsiderojme nje opsion te hapur emetimin e tij si kete vit apo ne vitin e ardhshem gjithnje ne varesi te kushteve te tregut.
18 Gusht 2010