Schalke, kualifikohet e para në grupin B

Arsenal dhe Schalke ishin dy ekipet që luftuan deri në fund për të fituar grupin B, por Arsenal ishte ai që e humbi atë.
Arsenal përballej me Olympiakos në udhëtim ndërkaq Wenger për këtë udhëtim kishte ftuar lojtar kryesisht të rinj.
Olympiakos ishte skuadër që më shumë e mbajti topin në pjesën e parë por Arsenal erdhi në avantazh në minutën e 38 me golin e Thomas Rosicky. Olympiakos barazoi në minutën e 64 me anë të Miniatis. Për të treguar se Arsenal megjithatë është në krizë, u përkujdes Mitroglou që shënoi një gol të bukur në minutën e 73.
Në ndeshjen tjetër, kampioni francez Montepellier takohej me skuadrën gjermane Schalke 04. Gjermanët kaluan të parët në epërsi në pjesën e dytë në minutën e 56 me anë të Hoëedes por Montepellier barazuan shpejt me Herrera në minutën e 59, me të cilin rezultat përfundoi edhe ky takim.