Grupi i rrokut në Gines, 300 koncerte në 2 vjet
SHBA- Grupi amerikan i rrokut i përbërë nga 3 anëtarë “30 Seconds to Mars” (30 sekonda në Mars), shënoi një rekord të ri në librin e rekordeve botërore “Gines”, duke mbajtur mbi 300 koncerte në dy vjet, me albumin e tyre të fundit “This is war” (Kjo është luftë).
Albumi doli në shitje në dhjetor të vitit 2009. Vokalisti i grupit Jared Leto, tha se edhe pas gjithë këtyre koncerteve, është i befasuar se si i gjithë grupi ia arriti dhe ia doli mbanë pa u lodhur.
“Kemi parë lindjen e diellit në Liban dhe kemi bërë muzikë për 10 mijë njerëz po atë ditë. Koncertin e parë e mbajtëm në Kinë, u shitën të gjitha biletat, ishte përvoja më e madhe që kemi pasur në jetën tonë”, tha Leto. Ai gjithashtu paralajmëroi adhuruesit e tyre, që grupit i ka ardhur koha të marrë një pushim të gjatë, dhe pas këtij pushimi, do të jenë në gjendje të mbajnë një turne me koncerte që, siç tha ai, “mund të zgjasë 10 vjet”.
"30 Sekonda në Mars" është një grup rroku amerikan nga Los Angeles, i formuar në vitin 1998. Që nga viti 2007, grupi përbëhet nga aktori Jared Leto (vokalist e kompozitor), Shannon Leto (baterist) dhe Tomo Milicevic (kitarist, tastierë). Ata kanë hedhur në treg deri tani 3 albume, por duket se i fundit ju ka dhënë më shumë popullaritet.
(ma.ar/BalkanWeb)