Ndeshja e bamirësisë, Klubi i Patriotëve të PDIU blen 250 bileta
TIRANË- Nismës së Tifozëve Kuq e Zi dhe shoqatës mediatike “Kurajo” për t’i ardhur në ndihmë rreth 40 fëmijëve jetimë të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet, i janë bashkuar sot edhe dhjetëra aktivistë të Klubit të Patriotëve të rinj të PDIU-së.
“Gjejmë rastin që të ftojmë të gjithë rininë shqiptare ashtu si ne Klubi i Patriotëve të rinj ë mbështesin këtë nisëm dhe të jemi nesër sa më shumë të pranishëm në stadium”, tha njëri prej aktivistëve.
“Ne jemi 3 milionë e gjysmë banorë në Shqipëri dhe këtu janë vetëm 32 fëmijë. A ka mundësi që 3 milion e gjysmë banorë këta fëmijë t’i mirëmbajnë, këtë shtëpi ta mbushin, ta arredojnë. Deri në fund të vitit do të mbetet e hapur deri në fund të vitit, që kushdo të mund të kontribuojë”, tha një tjetër aktivist.
Përballja midis ekipit të gazetarëve dhe Tifozave Kuq e Z i do të luhet ditën e nesërme në orën 14:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Në mbështetje të kësaj nisme Banka Credins ka celur numrin e llogarisë 34 11 07.
Ndërkohë që të gjitha të ardhurat, si nga shitja e bileave por edhe nga donacionet e ardhura në numrin e llogarisë do të shkojnë në favor të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.
(m.a/News24/BalkanWeb)