Qarku Elbasan “merr stafetën” për arroret dhe pyjet
08/12/2011 Përcaktohen zonat për sipërfaqet për kultivimin e tyre. Fermerët përfituan 600 milionë lekë
ELBASAN- Këshilli i Qarkut në Elbasan është duke konkretizuar projektin e qeverisë shqiptare për arroret dhe pyjet. Për këtë qëllim po punohet ngushtë si me qeverinë qendrore, ashtu edhe me pushtetin vendor për të përcaktuar zonat dhe sipërfaqet që do të shfrytëzohen për shtrimin e tyre. Vetëm gjatë tre viteve të fundit fermerët e qarkut të Elbasanit kanë përfituar mbi 600 milionë lekë nga buxheti i shtetit nga projekti i subvencioneve në bujqësi. Këto financime janë orientuar në zhvillimin e pemëtarive, vreshtave, ullishtave, serave, blegtorisë agro-përpunimit etj.
Me këtë rast u zhvillua edhe konferenca rajonale për arroret e pyjet komunale. Takimi i iniciuar nga ky institucion dhe SNV, një organizatë holandeze për zhvillim.
Projektet
Duke marrë fjalën me këtë rast kryetari i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj, u shpreh se “qarku Elbasan po bashkëpunon ngushtë me të gjithë aktorët për të konkretizuar këtë strategji. Në tre vjet fermerët kanë përfituar 600 milionë lekë të reja subvencione e tashmë rezultati është realitet. Ndërkohë sa i përket zhvillimit të pylltarisë në qarkun e Elbasanit është kryer transferimi i 60% të sipërfaqeve të pyjeve dhe kullotave nga shteti në njësitë vendore të këtij qarku. Janë hartuar projekte konkrete me komuna te tilla si Gjinari në Elbasan dhe Orenja Librazhd për shtimin e sipërfaqeve me arrorë. Kështu sipas një historiku të kultivimit të arrorëve numri më i madh i arrave ishte përqendruar Librazhd dhe Elbasan. Po kështu lajthitë dhe bajamet sipas projektit mund të kultivohen shumë mirë në të njëjtat territore. Gështenjtat mund të kultivohen në zonën e Labinotit Mal dhe në zonën e Çermenikës. Ndërkohë shega është një fryt që kultivohet gjerësisht në territorin e Elbasanit. Pritet që me përfundimin e plotë të studimit për sipërfaqet dhe kushtet klimaterike ku mund të kultivohen arrorët, do të shpërndahen edhe fidanët falas për fermerët që do të plotësojnë kriteret për kultivimin e tyre. Po kështu është diskutuar që komunat të përcaktojnë 10% të të ardhurave për të subvencionuar mbjelljen e arrorëve. Këtë projekt do ta mbështesë SNV, një agjenci holandeze për zhvillim. Në këtë konferencë kanë referuar edhe specialistë të Bujqësisë për mundësitë e territorit të Elbasanit për mbjelljen e arrorëve. Në Elbasan janë mbjellë gjithashtu një sasi e madhe fidanë ullinj.