“Në gjah” për Ilir Kumbaron, dyshime se është vetëvrarë
08/12/2011 Publikohet numri ku mund të denoncohet ish-shikasi i arratisur në Londër
Autoritetet Britanike kanë intensifikuar kërkimet për zbulimin e vendndodhjes së ish-efektivit të SHIK, Ilir Kumbaro, që një javë më parë u arratis nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata e Londrës. Kontrolle në të afërmit, shokët dhe të njohurit e Kumbaros, janë kryer nga detektivët e policisë angleze, por ato s’kanë sjellë asnjë rezultat konkret. Ndërkohë që të gjitha pikat dalëse të Anglisë kanë marrë tashmë njoftimin për një largim të mundshëm të Kumbaros nga Anglia në drejtim të ndonjë shteti tjetër evropian. Gjatë kësaj kohe policia londineze ka marrë kontakte të vazhdueshme me anëtarët e familjes së Kumbaros, por siç mësohet asnjëri prej tyre s’ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Familjarët janë mjaftuar duke pohuar se i afërmi i tyre është zhdukur pa lënë asnjë adresë mbi vendndodhjen e tij, ndërkohë që hetuesit ngrenë dyshime se ai fshihet brenda Britanisë, në banesën e ndonjë shoku apo miku. Tashmë fotoja dhe gjeneralitetet e Ilir Kumbaros janë shpërndarë dhe në internet, ku policia shpreson të marrë informacione të vlefshme nga qytetarët, lidhur me vendndodhjen e ish-agjentit të SHIK-ut që kërkohet nga drejtësia shqiptare për torturimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të biznesmenit Remzi Hoxha. Ndërkohë që përgjatë kësaj jave agjentët e “Scotland Yard”-it, kanë vënë në dispozicion të çdo informatori numrin pa pagesë 020 7230 1640, ku qytetarët mund të japin të dhëna lidhur me vendndodhjen e ish-agjentit të SHIK-ut Ilir Kumbaro. Për këtë të fundit është ngritur dhe një tjetër dyshim, i cili bën fjalë për një vetëvrasje të mundshme, për shkak të kushteve dhe rrethanave që ndodhej Kumbaro. Hapja e procedurës për një ekstradim të mundshëm të Kumbaros në Shqipëri, ka gjasa të ketë ndikuar në gjendjen depresive të tij, çka dyshohet se mund të ketë ndikuar për një akt të tillë të kryer larg banesën. Pavarësisht kësaj tani e tutje nëse Kumbaro do të bjerë në duart e drejtësisë, do të gjykohet në gjendje arresti, deri në pritje të vendimit përfundimtar. Ndërkohë që për sa i përket shumës financiare prej 10 mijë sterlinash të vëna nga Kumbaro si garanci pasurore për lirinë e tij, gjykata ka vendosur konfiskimin e menjëhershëm të tyre.
Vendimi i Gjykatës së Lartë
Disa javë më parë Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit në burg” të shpallur në mungesë ndaj ish-agjentit të SHIK Ilir Kumbaro, vendim që riti shpresat e familjes së Remzi Hoxhës për një ekstradim të mundshëm nga Anglia. Pavarësisht kësaj, tashmë Ilir Kumbaro duket se sërish ka humbur gjurmët, dhe se në qoftë se arratisja e tij do të zgjasë, ka shumë gjasa që ekstradimi i tij në Shqipëri të mos ndodhë kurrë. Momentalisht ish-agjenti i SHIK, nuk kërkohet vetëm nga drejtësia Shqiptare, por në kërkim të tij janë vënë dhe agjentët e policisë angleze.